“Kosova Sot”: Mbyllen 238 biznese, rënia ekonomike detyron qytetarët të marrin rrugët e emigracionit

Vetëm për një vit në Kosovë janë mbyllën 238 biznese. “Kosova Sot” shkruan se rënia ekonomike, papunësia e madhe, varfëria e thellë dhe mungesa e një vizioni qeveritar për të dalë nga kjo gjendje, po i detyrojnë dhjetëra- mijëra qytetarë t’ia mësyjnë emigracionit, në përpjekje për të gjetur një perspektive më të mirë. Ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e biznesit janë të pakënaqura me politikat e Qeverisë dhe bërjes së biznesit, si dhe mungesën e planit qeveritar për të dalë nga kriza dhe për të zhvilluar vendin. Ekonomisti Xhemshit Duriqi thotë se të gjitha përvojat e pasluftës që i patëm me qeveritë tona kanë treguar se shumica e partive politike po e marrin pushtetin vetëm për t’i mbushur xhepat e vet dhe të familjarëve të tyre, që tashmë, sipas tij, janë bërë miliarderë në kurriz të qytetarëve.
l.v
http://www.kosova-sot.info/ekonomi/sivjet-u-mbyllen-238-biznese
Add new comment