Prapë bashkë në zgjedhje. Meta: Nuk do shohim orekset e partive, por cilësinë e kandidatëve

Postuar në 18 Shkurt, 2015 14:22

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të shkojnë me kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Kryetari i kuvendit Ilir Meta tha gjatë një prononcimi për mediat se nuk do të ketë zona të ndara midis PS-së, LSI-së dhe aleatëve të tjerë, por do të ketë një marrëveshje për të bashkuar përgjegjësitë, me qëllim përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë pavarësisht siglave, që ata mund të përfaqësojnë. I pyetur për kandidaturën që mazhoranca do të propozojë për Tiranën Meta u shpreh se përzgjedhja e kandidatëve jo vetëm në Tiranë por në  bashkitë e tjera  do të jetë një proces parimor dhe konstruktiv dhe do të synojë cilësinë e kandidatëve dhe jo thjesht kënaqjen e orekseve të njërës apo tjetrës parti. Lidhur me një rikandidim të mundshëm të Bashës në Tiranë, Meta tha se Berisha ka 10 vjet që punon për të ardhmen e Bashës dhe tani është koha që të punojë Basha për Berishën.

 

l.m

Comments

Submitted by Fanatics (not verified) on

<p>Ky eshte ujku,kesulekuqja,gjyshja dhe gjahtari ne nje te vetem,e mire e mire,se njeh Liken ti...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.