Arkiv-Lajme
Kongresmeni amerikan Eliot Engel në mbrojtje të Kosovës, këshillon BE-në që t’i hapen dyert shtetit të ri
Korespodenti Beqir Sina në Nju Jork, i agjencisë “INA”, njofton se në një shkrim të tij autorial, kongresmeni Eliot Engel në portalin më të lexuar amerikan, Huffington Post, ka përshëndetur kosovarët për 7 vjetorin e pavarësisë. Ai ka lëvduar autoritetet kosovare për sukseset e arritura gjatë gjithë këtyre viteve. Engel shkruan se do të angazhohet edhe në të ardhmen që Amerika ta mbështete popullin e Kosovës për një të ardhme të sigurt në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.
Lajmi në VOA: Tahiri në Shtëpinë e Bardhë për luftën kundër ekstremizmit, i ftuar nga Obama
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i ftuar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në një takim që do të zhvillohet nga Presidenti Obama për luftën kundër ekstremizmit. “Zëri i Amerikës” njofton se Presidenti Obama do të kryesojë këto ditë një takim të nivelit të lartë me drejtues të forcave të rendit, udhëheqës fetarë dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar mënyrat për të luftuar ekstremizmin.
Shënim: Një thirrje në Kosovë për mosfinancim të RTK-së, “këtë...qymez”, që kujton “lëngatën e TVSH-së”, të cilën e paguajmë të gjithë
Lumir Abdixhiku, drejtues i Riinvest në Kosovë, ka bërë një thirrje origjinale. “Do të kishte qenë e udhës që për me nisë vitin e 8-të të shtetësisë me këmbë të mbarë - si për fillim - të ndërpritet superfinancimi i RTK-së dhe propagandës trushpëlarëse të saj.
Antisemitizëm i hapur në rrugët e Parisit(Video)
Gazetari Zvika Klein, që punon për një njësi mediatike në Izrael, NRG, ka eksperimentuar në rrugët e Parisit, në disa zona të tij, për të kuptuar racizmin dhe antisemitizmin që gjallon në këtë qytet. Ai ka vënë në kokë kipahun, shenjën dalluese të hebrejve, yarmulke, dhe mandej ka ecur duke filmuar veten. Ka ecur për 10 orë dhe ka prodhuar një material prej rreth 1 minute e 36 sekonda, në të cilin shihen njerëz që fyejnë në rrugë, provokojnë, apo edhe pështyjnë. Klein thotë se nuk mungojnë edhe ata që kanë reaguar ndaj fyerjeve, mes të cilave vijon edhe përcaktuesi nacional: çifut.
Atentatet e tritolit shqetësim edhe për ambasadorët e NATO-s në Tiranë; 90 min takim me ministren Kodheli
Edhe pse Ministria e Mbrojtjes nuk ka dhënë njoftim, ambasadorët e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut janë takuar të hënën pasdite me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Tema e takimit, problematika e sigurisë në vend duke marrë shkas nga shpërthimet me tritol.
Presidenti dekoron ish-anëtarë të UÇK-së dhe ish-kreun e FARK, Ahmet Krasniqi. Ligji i Kosovës për veteranët e luftës “nuk i njeh si kategori ushtarët e FARK-ut”
Presidenti i Shqipërisë, Bijar Nishani, ka shpërndarë së fundmi disa dekorata. Dhënë këto me rastin e 7-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast u organizua edhe një ceremoni në Pallatin e Brigadave. Dekoratat e dhëna kanë një hierarki që përcaktohet sipas rëndësisë dhe vlerësimit: dekorata më e lartë, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”’ i është akorduar Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes i Forcave të Armatosura të Kosovës, një formacion pranë Lidhjes Demokratike të Kosovës, pra Ibrahim Rugovës.
Grabitet marketi pranë selisë qendrore të “Neranxit” në autostradë. Biznesmeni: Kamerat kanë kapur gjithçka (Video)
Marketi pranë zyrave qendrore të firmës “Neranxi” përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, është gabitur para një ore nga dy persona të maskuar dhe të armatosur. Mësohet se grabitësit kanë ushtruar terror ndaj punonjësve të kësaj pike shitjeje duke u marrë edhe xhiron ditore, rreth 123.000 lekë të reja dhe 82 euro. Dyshohet se katër autorët janë larguar pas grabitjes me një automjet tip “Benz” ngjyrë gri.
Biznesmeni Nikollaq Neranxi deklaroi se ka besim te policia se do t'i kapë grabitësit, duke theksuar se dihet se kush kryen grabitje dhe kush punon në Shqipëri.
Edhe LSI-ja në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura. Meta, shumë operativ: “Berti nuk të kemi marrë për kollare, merri emrin dhe zgjidhi problemin zotërisë” (Video)
Ilir Meta zbriti në zonat e përmbytura pak ditë pas inspektimeve të kryeministrit Rama, duke asistuar në dhurimin e disa bagëtive një fermeri në komunën Levan. Në bashkëbisedimin me banorët, Meta dëgjoi edhe shqetësimin e një banori që kishte nevojë për dy dyshekë por që autoritetet nuk ia kishte mundësuar. Në këtë rast kreu i LSI-së ka përdorur autoritetin e tij për të shkundur nga apatia zyrtarët lokale të LSI-së që asistojnë në shpërndajen e ndihmave. Bëhet fjalë për sekretarin e Përgjithshëm të Prefekturës në Fier, Arben Çuko i cili është emëruar në këtë post nga LSI-së.
Prokopis Pavlopoulos, kandidati për President të Greqisë
Bien spekullimet e medias greke se Anastas Janullatos do të ishte një nga kandidaturat e Syrizas për President të Greqisë. Ambasada greke në Tiranë njofton se kandidati i shumicës qeverisëse për postin e Presidentit është Prokopis Pavlopoulos, avokat dhe pedagog në universitetin e Athinës. Pavlopoulos vjen nga radhët e Demokracisë së Re, duke përmbushur kështu kushtin e balanci,ot dhe përfaqësimit përkundrejt një qeverie që dominohet nga e majta.
s.z
Rritet prapë shuma. Vjedhja tek Union Bank, 3 milionë euro në valuta të ndryshme?!
Shtohet vazhdimisht shifra e vjedhur në degën e “Union Bank” në Tiranë, pranë Stacionit të Trenit. Sipas televizionit ABC, që i referohet burimeve pranë prokurorisë, shifra e saktë është 3 milion euro në valuta të ndryshme, të cilat do të transportoheshin drejt aeroportit të Rinasit dhe më pas drejt një banke në Austri. Sipas organit të akuzës, në 4 thasët e grabitur ndodheshin 900 mijë franga zvicerane, 800 mijë dollarë, 600 mijë paund dhe 400 mijë euro.