Presidenti dekoron ish-anëtarë të UÇK-së dhe ish-kreun e FARK, Ahmet Krasniqi. Ligji i Kosovës për veteranët e luftës “nuk i njeh si kategori ushtarët e FARK-ut”

Postuar në 17 Shkurt, 2015 11:40

Presidenti i Shqipërisë, Bijar Nishani, ka shpërndarë së fundmi disa dekorata. Dhënë këto me rastin e 7-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast u organizua edhe një ceremoni në Pallatin e Brigadave. Dekoratat e dhëna kanë një hierarki që përcaktohet sipas rëndësisë dhe vlerësimit: dekorata më e lartë, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”’ i është akorduar Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes i Forcave të Armatosura të Kosovës, një formacion pranë Lidhjes Demokratike të Kosovës, pra Ibrahim Rugovës. Ja motivacioni: “Presidenti Nishani i akordoi intelektualit elitar, i dëshmuar me publikime të rëndësishme profesionale, por edhe artistike; Oficerit madhor, kërkuesit shkencor të teorisë dhe praktikës në artin e luftës; Njërit nga ideatorët dhe projektuesit e bërthamave të strukturave të para institucionale ushtarake; Ministrit të parë dhe themeluesit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqit”. Personat e tjetë të dekoruar me dekoratën “Nderi i Kombit” janë: Salih Çekaj, Zahir Pajaziti, Tahir Zemaj, Agim Ramadani, Ekrem Rexha (Drini), Indrit Cara, Luan Haradinaj, Bekim Berisha (Abeja), Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Smajl Hajdaraj. Me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Enver Malokun, Xhemal Mustafën, Shaban Manajn, Latif Berishën, Ukë Bytyqin si dhe me Titullin “Për merita të veçanta civile” Ismet Rracin, Agim Hajrizin, Haki Imerin(http://president.al/?p=24896). Siç mund të vihet re personi më i vlerësuar është Ahmet Krasniqi, me një rol të pamohueshëm, një veprimtar i LDK-së, subjekt me të cilin e djathta zyrtare në Tiranë shpall se ka afërsinë më të madhe, por edhe marrëdhëniet më të ngushta. Kujtojmë se Ahmet Krasniqi është vrarë në Tiranë më 21 shtator të vitit 1998, kur konflikti në Kosovë sapo kishte zënë të nxehej, në rrethana të pasqaruara asnjëherë, qoftënnga qeveria 8-vjeçarë e socialistëve, ashtu edhe nga 8-vjeçarja e PD-së. Më tej akoma, dekorata e Bujar Nishanit, has në një “paradoks”, gjithsesi i supozuar, për faktin se në prill të vitit 2014, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për veteranët e luftës. Dhe ky ligj, me propozim dhe vendim të PDK-së, VV-së dhe AAK-së, “nuk i njeh si kategori ushtarët e FARK-ut”(http://www.gazetaexpress.com/mobile/lajme/miratohet-ligji-pe...).
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.