Shënim: Një thirrje në Kosovë për mosfinancim të RTK-së, “këtë...qymez”, që kujton “lëngatën e TVSH-së”, të cilën e paguajmë të gjithë

Postuar në 17 Shkurt, 2015 17:41

Lumir Abdixhiku, drejtues i Riinvest në Kosovë, ka bërë një thirrje origjinale. “Do të kishte qenë e udhës që për me nisë vitin e 8-të të shtetësisë me këmbë të mbarë - si për fillim - të ndërpritet superfinancimi i RTK-së dhe propagandës trushpëlarëse të saj. E pakuptimtë që plot 10 milionë euro në vit, përkatësisht 27,397 euro në ditë - çdo ditë e çdo vit - i japim nga buxheti i shtetit për këtë institucion qymez, kaherë të uzurpuar e zaptuar; që edhe në ditë të shtetësisë, si çdo ditë tjetër, bën argat të ulët propagando-partiak”, thotë ai në “Facebook”(http://koha.net/?id=27&l=45190). Nuk duhet shumë për ta kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. Mjafton që të sakrifikosh 10 minuta nga jeta, të gjesh një kanal televiziv ku në krye, majtas ose djathtas, shkruan “TVSH” dhe çdo gjë është e qartë. Për këtë subjekt, çdokush që është i lidhur me OSHEE-në paguan edhe 100 lekë/muaj. E thënë thjeshtë fare: ne paguajmë, ky është kulmi, që të shohim gati si në një ritual pa të cilin nuk mund ta kuptojmë TVSH-në, kryeministrin, ministrat, drejtorët, politikanët pra të gjithë, sipas turnit elektoral, përherë në dritën e sukseseve. Përherë kur kanë diçka të mirë për të thënë...për veten e tyre. Një dëshmi e paaftësisë së plotë për të menaxhuar, apo përshtatur me ndryshimin, një pasuri publike, e cila mund të shërbente për shumëçka, në vend të degradimit të sotëm në një TV Selfie për partitë. E që çuditërisht cilësohet i tillë nga vetë politika, sa herë ndodhet në "fund të skaletës". Kjo është praktika që kemi parë këto 24 vjet dhe për të cilën paguajmë lekë vazhdimisht. Apeli i Abdixhikut ka pra shumë kuptim në këto rrethana që ngjajnë si pika uji. Por edhe po të shkojmë më tej mund të gjejmë shembuj: ish-kryeministri i Greqisë e mbylli televizionin shtetëror për arsye të ngjashme, ndonëse qeveria aktuale ka premtuar rihapjen e tij. Ndoshta duke e konsideruar si “televizion të popullit”. Po me TVSH-në tonë(të tyrin) çfarë kanë ndërmend të bëjnë? Situata është e tillë që kërkohet një ndërhyrje, por me sa mund të na lejohet të hamendësojmë, koncesioni përjashtohet.
s.zaimi

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Me duket se ne te gjithe boten njeriu ngacmohet me e pakta dhe relaksohet, dhe kultivohet nga televizioni. Po TVSH jo vizion qe te ngacmon, dhe mbresa te len, dhe art te afron; po vetem te helmon e te vjen per te vjelle qe kur fillon me shemtine me te madhe qe mund te prodhoje mendja njerzore: Mirsevjen, me lajme uleritese dhe shemtira shtriganesh me akustike neveritese, e gjithe diten me pamje e shemtira te studiove e formulimeve grafike KIC qe jane prove e gjalle e paaftesise profesionale. Nuk ka mundesi pyes veten gjithmone si nuk ka njeri normal ne TVSH. Po nuk ka njeri normal as ne ministrine e kultures. Eshte me te vertete nje televizion neverites ku nuk eshte ne nivelin e nje televizoni privat katuni. Tmerri me i madh eshte pranimi i ketij banaliteti si dicka normale dhe tmerri me i madh eshte pranimi i ketij banaliteti si kulture. Horror televizon; flas vetem per percjelljen estetike e kulturale duke e hequr politiken. Jane te gjithe te shemtuar estetikisht e te pa pranueshem, eshte me te vertete nje kompozim psikopatesh. Turp. Jo ai qe eshte ne krye te TVSH duhet te qerohet po dhe ministrja idjote te qerohen per kete pacavure kombetare. E kemi dhe artist kryeministrin dhe nuk e di si nuk i dhembin syte e zemra kur shikon TVSH.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.