Kongresmeni amerikan Eliot Engel në mbrojtje të Kosovës, këshillon BE-në që t’i hapen dyert shtetit të ri

Postuar në 18 Shkurt, 2015 02:36

Korespodenti Beqir Sina në Nju Jork, i agjencisë “INA”, njofton se në një shkrim të tij autorial, kongresmeni Eliot Engel në portalin më të lexuar amerikan, Huffington Post, ka përshëndetur kosovarët për 7 vjetorin e pavarësisë. Ai ka lëvduar autoritetet kosovare për sukseset e arritura gjatë gjithë këtyre viteve. Engel shkruan se do të angazhohet edhe në të ardhmen që Amerika ta mbështete popullin e Kosovës për një të ardhme të sigurt në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Kongresmeni amerikan ka kritikuar vendet perëndimore për faktin që Kosova, ndonëse vendi më pro perëndimor, në atë rajon edhe më tutje i mohohet e drejta e anëtarësisë për partneritet në NATO. Engel ka shkruar edhe për restrikcionet që BE i ka vënë Kosovës në lidhje me vizat. Ai e këshillon BE-në që Kosovës t’i hapen dyert për të përfituar ekonomikisht dhe strategjikisht me lirinë e lëvizjes. “Duke thyer barrierat kufitare”, shkruan Engel, “do të zgjerohen mundësitë e lidhjeve ndërmjet njerëzve dhe biznesmenët për të cilat aq shumë kanë nevojë kosovarët”. Engel po ashtu thekson se nëse është e nevojshme, SHBA duhet t’i asistojë Prishtinës duke i ofruar asistencë teknike të nevojshme për të përmirësuar sigurinë kufitare dhe integritetin e dokumenteve të udhëtimit. Në anën tjetër, Engel shkruan se Kosova duhet ta gjejë rrugën e saj për të parandaluar migrimin e madh të qytetarëve drejt vendeve të BE-së.

 

l.v

 

http://ina-online.net/kosova/51963.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.