Grabitet marketi pranë selisë qendrore të “Neranxit” në autostradë. Biznesmeni: Kamerat kanë kapur gjithçka (Video)

Postuar në 17 Shkurt, 2015 11:34

Marketi pranë zyrave qendrore të firmës “Neranxi” përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, është gabitur para një ore nga dy persona të maskuar dhe të armatosur. Mësohet se grabitësit kanë ushtruar terror ndaj punonjësve të kësaj pike shitjeje duke u marrë edhe xhiron ditore, rreth 123.000 lekë të reja dhe 82 euro. Dyshohet se katër autorët janë larguar pas grabitjes me një automjet tip “Benz” ngjyrë gri.

Biznesmeni Nikollaq Neranxi deklaroi se ka besim te policia se do t'i kapë grabitësit, duke theksuar se dihet se kush kryen grabitje dhe kush punon në Shqipëri.

"Kamerat e sigurisë kanë kapur çdo lëvizje. Është një makinë, të cilën e kam parë në media, që ka bërë disa grabitje këtu, u ndërrojnë targat.  Është një Mercedes që ka bërë disa grabitje. Ishin të maskuar mirë dhe të armatosur mirë. Besoj se policia do gjejë, dihet shumë mirë se kush punon dhe kush grabit", tha Neranxi për A1 Report.

a.k

VIDIO E GRABITJES 4 MIN MB by mitroleonard

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.