Atentatet e tritolit shqetësim edhe për ambasadorët e NATO-s në Tiranë; 90 min takim me ministren Kodheli

Postuar në 17 Shkurt, 2015 13:46

Edhe pse Ministria e Mbrojtjes nuk ka dhënë njoftim, ambasadorët e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut janë takuar të hënën pasdite me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Tema e takimit, problematika e sigurisë në vend duke marrë shkas nga shpërthimet me tritol.

Në mbledhjen qe ka zgjatur rreth 90 minuta ambasadorët kanë diskutuar me ministren për këtë çështje, edhe pse nuk jepet asnjë detaj. Të kontaktuar nga Vizion Plus Ambasadat e Shteteve te Bashkuara, Italisë, Francës Gjermanisë kanë preferuar të mos komentojnë, duke deklaruar se i takon Ministrisë së Mbrojtjes të japë informacion. Duket se kjo situatë e rënduar kriminale ka shqetësuar edhe instancat më të larta të NATO-s, ku kulmi ka qenë goditja e farmacisë së familjes së ministrit të Brendshëm Tahiri, dhe shtëpia e një oficeri policie. Vetë Tahiri, nesh udhëton drejt SHBA-së, i ftuar në Shtëpinë e Bardhë për një takim mbi çështjet e terrorizmit bashkë me homologë nga rajoni.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.