Rritet prapë shuma. Vjedhja tek Union Bank, 3 milionë euro në valuta të ndryshme?!

Postuar në 17 Shkurt, 2015 10:07

Shtohet vazhdimisht shifra e vjedhur në degën e “Union Bank” në Tiranë, pranë Stacionit të Trenit. Sipas televizionit ABC, që i referohet burimeve pranë prokurorisë, shifra e saktë është 3 milion euro në valuta të ndryshme, të cilat do të transportoheshin drejt aeroportit të Rinasit dhe më pas drejt një banke në Austri.  Sipas organit të akuzës, në 4 thasët e grabitur ndodheshin 900 mijë franga zvicerane, 800 mijë dollarë, 600 mijë paund dhe 400 mijë euro. Me këtë rast, se sa lejohet ligjërisht të nxjerrin jashtë Shqipërisë bankat e nivelit të dytë, është edhe një tjetër nga pistat hetimore të prokurorisë.

Policia dyshon se grabitësit, kishin dijeni për lëvizjen e parave që do të bëheshin, vendim ky e dinin vetëm një grup i vogël personash.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.