Bruksel/ Takimi i Eurogrupit, shenja pozitive për zgjatjen e huasë greke

Në Bruksel takimi i Eurogrupit, do të diskutohet kërkesa e Greqisë për zgjatjen e marrëveshjes së huasë. Agjensia “ANA-MPA” shkruan se siç bëhet e ditur nga Uashingtoni, në takimin e ministrave të Financave të eurozonës do të marrë pjesë edhe drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde. “Gjithësesi, me shenja pozitive kanë përfunduar dje në mbrëmje vonë punimet e Euro Working Group, ku u shqyrtua kërkesa e qeverisë greke”, thanë burime diplomatike që kërkuan të mos identifikoheshin. Burimet gjithashtu thanë se nuk duket se do të ketë ngërç dhe se ministrat e Financave të eurozonës do të orientoheshin drejt një zgjidhjeje që mund të jetë e pranueshme nga tërësia e vendeve anëtare të zonës së euros. Ndërkohë, Ministria gjermane e Financave vlerësoi dje se kërkesa e depozituar nga ana e Greqisë për zgjatjen e ndihmës nga partnerët e saj evropianë nuk përfaqëson një zgjidhje të qenësishme dhe nuk u përgjigjet kushteve të fiksuara nga zona euro. “Propozimi i Athinës nuk është i qenësishëm”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së sipërcituar, Martin Jager në një komunikim të shkurtër me median.
l.v
Comments
Fute mor jahu kemishen brenda
<p>Fute mor jahu kemishen brenda pantallonave,se le nam o rrace gabeli.</p>
Add new comment