Arroganca e kryeministrit shqiptar në korridoret e Brukselit. Gazetarja Zykaj: Rama më ofendoi (video)

Postuar në 20 Shkurt, 2015 11:19

Korrespondentja e TV Klan në Bruksel, Erisa Zykaj, ka përcjellë shqetësimin se është ofenduar nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bruksel. Çdo gjë ka ndodhur pas takimit me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, kur korrespondentja Erisa Zykaj e pyeti Ramën, por ky i fundit i tha se duhej të merrte leksione në anglisht, pasi nuk e kishte kuptuar mirë çfarë ishte thënë në konferencë. Vetë Erisa Zykaj thotë: “Kryeministri i Shqipërisë më këshillon të marrë më shumë leksione anglisht, pasi sipas tij nuk kam kuptuar një fjali të deklaratës së presidentit të Bashkimit Europian, Donald Tusk i cili tha “Shqipëria duhet të jetë po aq e arsyeshme dhe konstruktive në politikën e brendshme, sa ç’është në politikën rajonale”. Unë tentova ta zbusja deklaratën e Tusk në pyetjen time duke thënë ‘Shqipëria duhet të jetë po aq e suksesshme në politikën e brendshme sa ç’është në skenën e jashtme’. Por edhe kjo nuk e ka shmangur arrogancën e tij. Në fakt, nuk ka nevojë të jesh shumë i zgjuar dhe as të kesh marrë leksione shtesë anglisht për të ditur, se Shqipëria është vendi që ka një vijueshmëri problematike të politikës së brendshme në kontrast me rolin e saj rajon. Kur i shtrova pyetjen e dytë për përshkallëzimin e kriminalitetit në vend, ktheu kokën nga ana tjetër. Të gjithë kolegëve evropianë që asistuan dhe u vunë në dijeni të qëndrimit të tij u befasuan nga ngjarja. Nuk e imagjinoni dot sa ‘sa mirë’ ndihet një gazetar që trajtohet kështu nga kryeministri i vendit të tij, ndërkohë që respektohet nga përfaqësuesit e institucioneve evropiane dhe organizmave me rëndësi si Shoqata Ndërkombëtare e Medias”.

l.v

Comments

Submitted by XY (not verified) on

Po pse humbisni kohen tuaj dhe tonen me komplekset e inferioritetit te gazetareve me mentalitet katunari.

Qe kjo cupa te ndjehet e ofenduar nuk do me thene patjeter qe Kryeministri e ka ofenduar. Ky i fundit ka bere nje verejtje te thjeshte bazuar ne nje konstatim te tij dhe vetem njerzit mendjevegjel e marrin per ters. Po fajin e ka Rama qe ne nd te Anglishtes te kishte bere verrejtje per Shqipen e ngateruar te gazetares qe reflekton kthjelltesine e pamjaftueshme.

Si nuk e kuptojne keta njerez, qe sa me shume inat hane me Ramen lidhur me keto lloj batutash, aq me qesharake behen.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Mua mu duk se edhe shqipja e kryeministrit nuk ishte me e kthjellet se shqipja e gazetares, me te vetmin ndryshim qe kryeministri di te levize duart kur flet me bukur se gazetarja. Rama nuk eshte arrogant, Rama di gjithecka sic ia thote Endrjushka aty mbrapa, prandaj kur ajo qe degjon nuk perputhet me ate qe i ka thene Endrjushka, shtremberon surratin (qe pak nga pak po i behet si surrat majmuni) ose fyen bashkebiseduesin. Sa me shpejt te qerrohet ky kryeminister aq me mire do te jete per shqiptaret. Lavdi Bamir Topit dhe Frymes se Re Demokratike qe vjen pak era hudher.

Submitted by Prometheus (not verified) on

Kurse per mua ofeze ishte kur Fatos Mahmutaj ish gazetar i ABC-se kur u plagos ne 21 janar ne krye te propagandes fiks si Erisa,jo vetem qe Shkullaku nuk e mori per "ofeze" plagosjen e gazetarit te tij,jo vetem qe nuk e mbrojti,por beri cmos qe mos ta merrte vesh njeri,bilie Fatosi i shkrete u detyrua te arratisej me pashaporte te rreme se nuk lejohej te dilte nga vendi,a thua ckishte bere...thjesht se thoshte qe kishte marre nje plumb nga garda dhe jo nje goditje nga thikat me helm te Shkullakut....mi kanalesh.

Submitted by D.D (not verified) on

nuk e shpetoni dot kryeministrin duke e mbrojtur me te njejten gjuhe e te njejten qasje si te tij. Gazetarja e gazetaret mund te jene tendecioze, te paafte e te panjohur. Lerja atyre te mbajne koston profesionale nese jane te tille - Edhe pse gazetarja ne fjale ishte shume e qarte ne pyetjen e saj dhe perkthimi ishte perfekt.
Ketij avdallit te gjate , i takon te jape pergjigje si kryeminister sepse duhet ta marrre vesh njehere e mire qe nuk po i pergjigjet gazetares por miliona shikuesve e votuesve. Keqmenaxhimi skandaloz i komunikimit nga njera ane dhe pasigurite e frikshme qe ka ky njeri per aftesite e veta nga ana tjeter, prodhojne ate rrugaceri . Pas disa rasteve te perseritura ( keq e me keq do te shkojne sepse me renien e popullaritetit e pikeve do te shtohen shperthimet e ketij lloji ) kuptohet qe nuk ka shprese per reflektim . Per te keqen e tij.

Submitted by Gjon- (not verified) on

Qe Rama u soll ne menyre harbute me gazetaren kjo eshte mese evidente edhe pse adepteve te tij nuk ua ka shume enda. Rama ka nje problem te madh me perballjen ndaj kritikave e si kunderpergjigje perdor fyerjet personale duke nxjerre ne pah se ai nuk eshte ne gjendje te sillet si nje kryeminister serioz.

Submitted by Lavdosh (not verified) on

E ku eshte harbutlleku ketu? Kur dikush referohet tek te thenat e nje tjetri, duhet te perdori fjalet e sakta dhe jo ti ndryshoje ato sipas deshires.

Nuk e njoh kete cuperinen gazetare, por me siguri pas kesaj zhurme as nuk dua tja shikoj me suratin

Sa per Ramen, i duhet qe te perballet me balten dhe llumin dhe me shpifjet. Arroganca nuk ka pse te jete prezent, por ironia, sarkazma jane mjete komunikimi dhe ai eshte mjeshter per to

Fatekeqesisht qe kultura jone nuk arrin te kuptoj: ne kuptojme vetem rrumpallen qe ulerinte dhe shante kedo

Ndoshta kjo cuperina kete meriton

Submitted by Gjon- (not verified) on

Lavdosh per te kuptuar se ku qendron harbutlleku duhet te njohesh bazat e etikes se komunikimit me mediat.

Po qysh keshtu o Lavdosh qe ti pa e njohur  Erisa Zykon e etiketon 'cuperine? Perse more zoteri duhet te percmosh dike qe nuk njeh, me cfare te drejte? Sa zakon i keq qe eshte ky i sulmit te personave qe kritikojne apo vene ne siklet Edi Ramen.

Cila eshte kultura jote Lavdosh? Mua me dukesh nje maskilist i semure sidomos duke gjykuar nga fjalia e fundit qe ke shkruar.

Cila eshte balta apo llumi qe paska hedhur kjo gazetare fajtore vetem se i ka bere 2 pyetje qe nuk i kane pelqyer Edi Rames?

E ke degjuar prononcimin ne gjuhen angleze te Donald Tusk? Nese jo, ben mire ta degjosh perpara se te hedhesh gjykime veresie.

Submitted by Licovuni (not verified) on

Te gjitha keto jane zhurmuse, ashtu si ben kurdohere Shkullaku kur Rama vleresohet nga nderkombetaret, ose nga mediat nderkombetare. Keshtu kerkon qe te ul sadopak efektin e ketij suksesi ne syte e atyre qe e ndjekin ABC-News.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.