Mustafa paralajmëron se do të luftohet monopoli i disa kompanive

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa deklaron nisjen e një “beteje” kundër monopolit të disa kompanive. “Duhet ta luftojmë korrupsionin, monopolin e disa kompanive publike dhe private dhe të krijojmë hapësirë të barabartë për çdo biznes. Nuk mund të lejojmë që të ngulfaten bizneset e vogla. Atyre do tu hapim mundësi dhe do të krijojmë kushte të barabarta për konkurrencë, nga licencat, doganat, kontrolli i cilësisë, regjimi i çmimeve, sistemi i prokurimit”, ka shkruar ndër të tjera kryeministri Mustafa në “facebook”, raporton “Express”.
Për këtë çështje, një javë më parë ka reaguar ashpër ish zëvëndëskryeministri Behgjet Pacolli. Në postime në rrjetet sociale, Pacolli akuzon se “tregu i Kosovës është duke u ‘ngulfatur’ nga ‘businesset’ e afërta me partitë politike” duke sjellë mungesë konkurrence.
n.k
Add new comment