Didi, “dush të ftohtë” shefave të komisariateve: Videot ku dhunohen qytetarët kanë cenuar rëndë imazhin e policisë. Merrni masa te parandaloni krimet

Videot e shfaqura së fundmi në media dhe rrjetet sociale ku efektivë të policisë dhunojnë qytetarët kanë detyruar Drejtorin e Policisë, Artan Didi të mbledhë në një takim shefat e komisariateve të policive në rrethe.
Didi është shprehur se videot e shfaqura në media janë të pa pranueshme për shërbimin policor që ne duhet t’i ofrohet në komunitetit. Sipas tij veprimet e disa punonjësve të policisë kanë cenuar rëndë imazhin dhe punën e policisë dhe kanë minuar punën e madhe që ka bërë dhe po bën Policia e Shtetit.
“Askush nga ju, apo cili do punonjës policie nuk është i emëruar në detyrë për të treguar se sa të fortë jeni , por për të treguar se sa i fortë është ligji.Askush s’ju ka dhënë të drejtën të ndani qytetarët në kategori e në emra të përveçëm , por të zbatoni ligjin njësoj për të gjithë e t’ju shërbeni të gjithëve me të njëjtin standard shërbimi “ - është shprehur Didi.
Didi ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për të parandaluar dhe zbuluar në kohë ngjarjet kriminale në bashkëpunonim me komunitetin. Ai tha se puna e policisë nuk do matet më me statistika, por nga vlerësimi që do ketë komuniteti, nga niveli i sigurisë në terren, si dhe nga standardi i shërbimit që prodhon edhe punonjësi më i fundit në Komisariatin e Policisë.
l.m
Add new comment