Putin: “Askush të mos ketë iluzione! Rusia do të dijë përherë të përgjigjet si duhet ndaj atyre që mendojnë se mund të arrijnë superioritet ushtarak ndaj nesh”

Postuar në 21 Shkurt, 2015 11:00

Rusia merr në konsideratë edhe një përballje ushtarake me fuqi të huaja, duke dëshmuar se përballjet e mëdha nuk mund të quhen të shmangura përfundimisht. Presidenti rus, Vladimir Putin, e vuri theksin pikërisht në këtë çështje gjatë fjalës së tij në një koncert të zhvilluar me rastin e Ditës së Mbrojtësit së Atdheut. “Askush nuk duhet të ketë iluzionin se është e mundur të arrihet superioritet ushtarak mbi Rusinë, apo ta vendosë Rusinë nën presion; ne do ta kemi përherë një përgjigje adekuate ndaj këtyre kokave të nxehta. Ushtarët dhe oficerët tanë kanë provuar se janë gati të veprojnë me vendosmëri dhe profesionizëm, si dhe të përmbushin detyrat më të vështira...”, tha Putin. Ai ka zbuluar edhe gamën e riarmatimit të ushtrisë ruse që përfshin thujase të gjitha forcat, përfshirë ato bërthamore dhe të mbrojtjes hapësinore(http://sputniknews.com/russia/20150220/1018548529.html).
s.z

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Nuk e kuptoj. Pak teleshe kane me ISS dhe vendet qe i ka pushtuar terrori, por duan te hapin edhe je front tjeter. Ne vend qe ta terheqin Rusine kunder ISS-it e vene kunder. Cfare logjike eshte kjo? Edhe dicka e diskutueshme: Rusete thone qe ne Ukrahine mbrojne ruset etnike. Po amerikante ne Ukrahine ke mbrojne? I kemi pare amerikanet se si kane mbrojtur ne Vietnam, Avganistan, Irak, Siri e vende te tjera arabe, &nbsp;qe jane bere corape etj. Ka ikur me kohe koha qe amerikanet te konsiderohen &quot;njeshi&quot; dhe kete e kane treguar me &quot;vepra&quot; jo me fjale. Duhen aleanca.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.