Studimi kombëtar: Nxënësit e klasave të treta dhe të pesta në Shqipëri nuk dinë të shkruajnë

Një studim kombëtar mbi aftësitë e nxënësve në shkrim dhe formulim ka nxjerrë në pah se nxënësit në klasat e treta të dhe të pesta kanë probleme serioze në të shkruar. Sipas televizionit AS nga testimi në tre lëndë, gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre ka rezultuar se nxënësit ose nuk kanë shkruajtur asgjë mbi fletë ose teksti i shkruar përmban shumë gabime drejtshkrimore dhe përdorim të gabuar të shenjave të pikësimit. Për t’u theksuar është fakti se probleme më të mëdha në drejtshkrim, apo edhe në mos formulimin e një eseje i kanë shfaqur nxënësit e klasave të pesta. Nga testimi në matematikë tek nxënësit e klasës së tretë rezulton se rreth 63% e nxënësve nuk e kanë zgjidhur problemin ndrësa 27 % e nxënësve (në matematikë) nuk dinë të shkruajnë numërorët e dhënë me fjalë dhe anasjelltas. Studimi ëhstë bërë gjatë vitit 2014 dhe një nga rekomandimet është shtimi i orëve drejtshkrimore në tekstin e gjuhës shqipe, por edhe organizimi i trajinimeve të mësuesve rreth teknikave të vlerësimit të nxënësve në klasë.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/87629/ALB
l.m
Comments
Këto janë reformat e arsimit
<p>Këto janë reformat e arsimit që kreu Salistani</p>
Add new comment