Lufta 1998-’99, Thaçi paralajmëron padi për Serbinë: Të paguajë dëmet e krijuara

Kosova do të ngrejë një padi ndaj Serbisë, për të paguar dëmet e krijuara gjatë luftës në periudhën 1998-‘99. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu”. Gazeta “Tribuna” citon Thaçin të ketë thënë: “Aktualisht jemi duke diskutuar dhe punuar në këtë aspekt”, ka thënë Thaçi. Sipas tij, Kosova do ta dërgojë këtë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), pas vlerësimit të “rrethanave të brendshme dhe ndërkombëtare”, por pa specifikuar se kur do të ndodhë dorëzimi i kësaj akuze. “Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ne kemi fakte, dëshmitarë dhe për këtë është në dijeni e gjithë bota”, ka thënë Thaçi. Sipas tijL “Pasi që Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së, ne do të mundohemi të gjejmë rrugë ligjore për ta adresuar këtë padi kundër Serbisë, për gjenocidin e kryer”
l.v
Add new comment