Enver Hoxhaj për të përditshmen gjermane “Tagesspiegel”: Kosova pa viza si një burg në ishull

Enver Hoxhaj, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, në një intervistë të gjatë për gazetën gjermane “Tagesspiegel” ka kritikuar qasjen evropiane për mos dhënien e liberalizimit të vizave për kosovarët. Këtë situatë të kosovarëve të izoluar dhe duke emigruar jashtë, Hoxhaj e ka përshkruar si “të burgosur në ishull”. “Arsyeja kryesore është izolimi ynë. Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që qytetarët e saj i duhet të pajisen me viza për të hyrë në BE. Kjo na shndërron neve në një ishull, në të cilin të rinjtë po e ndjejnë veten të burgosur”, ka shtuar ai. Më tej, ish ministri i jashtëm ka thënë se ‘shumica e kritereve tashmë janë përmbushur madje dyfish më shumë’, shkruan “Gazeta Express” e cila i referohet gazetës gjermane “Tagesspiegel”
l.v
Add new comment