Zgjedhjet vendore do kushtojnë 7.4 miliard lekë, do paguhen afro 40 mijë komisionerë

Postuar në 21 Shkurt, 2015 04:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje strukturën buxhetore për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Gazeta “MAPO” shkruan se ato do kushtojnë 16 milionë lekë më shumë se zgjedhjet parlamentare të 2013. Do paguhen afro 40 mijë komisionerë, ndërsa do prodhohen 6 milionë fletë votimi. Këto zgjedhje do t’u kushtojnë shqiptarëve 743 023 000 lekë. Ky është buxheti që ka miratuar dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përballimin e kostos së zgjedhjeve të ardhshme vendore. Sipas “MAPO”-s shifër kjo që rezulton të jetë 16 milionë lekë më shumë se sa kushtuan zgjedhjet e shkuara parlamentare të 2013. Kujtojmë se ato i kushtuan buxhetit të shtetit 727 254 886 lekë. Po ta pjesëtojmë këtë fond me 3 290 143, që është numri total i zgjedhësve sipas listave të Ministrisë së Brendshme, atëherë rezulton se kostoja për një zgjedhës do jetë 226 lekë të reja.

 

l.v

 

http://www.mapo.al/2015/02/zgjedhjet-vendore-do-kushtojne-7-4-miliard-leke/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.