Ministri i Jashtëm, intervistë për “Der Standard”. Flet për rrezikun rus në Ballkan dhe kërkon që NATO “të veprojë në mënyrë më strategjike”

Postuar në 19 Shkurt, 2015 07:06

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” ku ka folur për marrëdhënieg me Serbinë dhe rreziqet që mund të jetë Ballkani për t’u destabilizuar. “Ballkani ndodhet mes Europës dhe Lindjes së Afërt. Ai mund të jetë roje porte për të ashtuquajturit “Luftëtarë të Huaj”. Nga kjo pikëpamje nuk duhet lejuar që Ballkani të bëhet fushë loje për aktorë të tjerë. Ne mendojmë Rusinë, por edhe ato vende, që jo detyrimisht ndajnë të njëjtat vlera me vendet e NATO-s. Në pikëpamjen ekonomike dhe politike dhe në çështjet e sigurisë ne nuk jemi ende një rajon. Në reagimin ndaj krizës në Ukrainë ka shtete në Ballkan që i janë bashkuar tërësisht BE-së, dhe shtete që nuk e bëjnë këtë. Deri tani vetëm Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, në Maqedoni dhe Bosnje-Hercegovinë ky proces është ngrirë, për Malin e Zi nuk ka ende një datë anëtarësimi. Serbia vazhdon politikën e saj të neutralitetit. NATO duhet të veprojë në mënyrë më strategjike dhe të sigurojë një perspektivë anëtarësimi, në mënyrë që Ballkani të mos bëhet fushë loje për Rusinë”, ka thënë Bushati.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.