Cani mban “leksion” për borxhin në kuvend. Shpërthen ndaj opozitës për ligjin e huamarrjes (Video)

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka kundërshtuar në kuvend vërejtjet e opozitës për ligjin e huamarrjes, duke mbajtur një fjalim të gjatë ku ka sqaruar se niveli i borxhit rregullohet me ligjin organik të buxhetit dhe se drafti për huamarrjen është konsultuar me institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Interes paraqet edhe paraqitja e ministrit Cani, si rrallëherë i nxehur dhe me ton në reagimin e vet, përkundër pretendimeve të opozitës.
l.m
Add new comment