Komunikim i koduar LSI-PS. Spartak Braho rihap çështjen e ShISH: “Kryeministri duhet të zgjedhë dhe vendosë për “by-passin” e tij institucional…”

Postuar në 17 Shkurt, 2015 09:33

“Tema” publikon sot një shkrim të gjatë që ka për autor Spartak Brahon, kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë dhe një nga figurat drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim(http://www.gazetatema.net/web/2015/02/17/pergjimet-shkup-tir...). Braho shkruan për atë që e quan “kronikë e përgjimeve” në Shqipëri, duke u rikthyer te çështja e përgjimeve të realizuar nga SHISH! Për të cilat u ngrit edhe një komision hetimor, ka një raport, por asgjë më tutje. Në një analogji domethënëse, Braho e nis shkrimin me Watergate, skandalin e njohur amerikan, duke na çuar kështu në idenë se përgjimet e politikanëve në Shqipëri janë një fakt. Më tej, ai tërheq vëmendjen edhe te falënderimi që kryeministri bëri më adresë të drejtorit të ShISH-it, Visho Ajazi, gjatë ceremonisë së nisjes së punimeve në Vilën e Gjehit, që do të kthehet në muze. “Në një deklaratë të Kryeministrit Edi Rama në aktivitetin për përurimin e muzeut të përgjimeve ”Shtëpisë së Gjetheve” në muajin Dhjetor u tha se : Një “ falenderim ” për zotin Visho Ajazi Lika për gatishmërinë dhe bashkëpunimin, se kjo godinë deri para se të hynim këtu ka qënë një godinë që ka qënë pjesë e SHISH-it, pavarësisht se për shumë vite ajo nuk përdorej më “. Ç’ishte vallë ky falenderim ? Një lojë fjalësh apo një mburrje në vendin e krimit për shefin e Shërbimeve Sekrete të Përgjimeve ? Shefi i Mazhorancës për shumë arsye, por edhe për arsye të mos hapjes së një konflikti me Presidentin Nishani vazhdon të “ bashkëpunojë ” dhe të sigurojë informacion për luftën kundër terrorizmit dhe kriminalitetit ende nga ky shërbim !!!”, shkruan i “çuditur” Braho. Por pas këtyre ecejakeve nëpër degët e harlisura të mjedisit politik, kreu i Komisionit të Sigurisë del me në mesazh për kryemimistrin: “Në datën 3 Shkurt me rastin e shpërthimit të tritolit në një farmaci Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri deklaroi se informacionin për këtë akt terrorist ai e mori i fundit nga Visho Ajazi!!! Nuk është e pasaktë të thuhet se Shërbimi Informativ Shtetëror nuk është më struktura efiçente që siguron informacionin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për të luftuar e ndjekur krimin dhe jo kundërshtarët. Gjithsesi kryeministri duhet të zgjedhë dhe vendosë për “by-passin” e tij institucional për t’i dhënë këtij organi fytyrën, funksionin, dhe efiçencën e kërkuar”. Pak gjëra mund të kuptohen nga këto fjali të z. Braho, përveç faktit se LSI-ja po shpërndan mesazhin se Visho Ajazi duhet të lërë detyrën. Më saktë, kryeministri duhet të vendosë për ta hequr. E pazakonshme është këtu natyra e koduar e komunikimit mes dy aleatëve në qeverisje, që flet për tension dhe negocim përmes presionit(teksa sugjeron largimin e Ajazait, Braho pyet i çuditur për falenderimin e Kryemimistrit). Z. Braho me siguri që e ka dëgjuar kërcënimin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka, i cili paralajëmroi për skenar maqedonas, për përgjime kompromentuese ndaj kryemimistrit. Ndaj edhe mund të pyetet se pse vallë të hapet kjo lojë tani me Ajazin, në kulmin e një konflikti me Presidentin?
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.