Pavarësia e Kosovës, Buzhala “uron” oligarkët që kanë shtënë në dorë ekonominë e vendit, me në krye vëllezërit Devolli

Postuar në 17 Shkurt, 2015 07:56

Në një editorial me rastin e 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, gazetari dhe ish deputeti Berat Buzhala ka përmbledhur në median online Express të Prishtinës një rezyme të trishtë të këtyre viteve pavarësi, ku politika ka dështuar tërësisht. Sipas tij, “sot, ekonomia e Kosovës është kapur prej dy tri familjeve, në krye të të cilave qëndron familja Devolli. Janë Shkelqim dhe Blerim Devolli ata që më së shumti kanë përfituar nga Kosova shtet i pavarur. Shteti, qeveria, partitë politike, mediat dhe trupat e pavarura shtetërore tashmë janë totalisht të nënshtruar përballë Shkelqimit dhe Blerimit, të cilët kulturalisht dhe intelektualisht gravitojnë rreth mentalitetit otoman. Nuk po flasim këtu për dy vëllezër të ngritur e të shkolluar. Madje ata janë aq pak të ngritur sa, jam i bindur, nuk janë as të vetëdijshëm për krimet që i kryejnë, duke e kapur shtetin. E jam i bindur, se në po ketë nivel është edhe politika jonë. Pra, as këta të fundit nuk e dinë se çfarë dëmi po i shkaktojnë vendit, duke krijuar me duar të tyre perandori të tilla financiare, nga buxheti i shtetit. Personalisht e mendoj se njerëzit e pasur dhe inventiv janë pjesa që duhet të respektohen më së shumti. Por jo edhe ata që janë shndërruar në aksionarë joformalë në buxhetin e shtetit. Jo edhe ata që e kanë shndërruar doganën në filial të tyre. Jo edhe ata që telekomunikacionin e kanë përshtatur sipas nevojave të tyre. Jo edhe ata që i përcaktojnë politikat se si duhet të paguhet dogana në kafe. Jo edhe ata që po i ushqejnë kosovarët nga gruri i rezervave shtetërore të vendeve fqinje”.

 

http://www.gazetaexpress.com/oped/berat-buzhala-urime-7-vjetorin-e-pavaresise-shkelqim-dhe-blerim-devolli-81216/

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.