“Gazeta Shqiptare”: Largimi i 7 efektivëve të forcave RENEA, 2 prej tyre faleshin në orar pune. Myftiu i Tiranës takim me Didin

Postuar në 15 Shkurt, 2015 01:05

Largimi i 7 efektivëve të forcave RENEA nga puna, 2 prej të cilëve ishin besimtarë praktikantë, ka vënë në lëvizje edhe Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se sipas informacioneve zyrtare, drejtues të KMSH-­së kanë kërkuar takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por për shkak të ngjarjeve të ditëve të fundit, takimin e kanë bërë më datë 13 shkurt, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi. Sipas “Gazeta Shqiptare” në motivacionin zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, efektivët janë transferuar në detyra të ulëta për nevoja pune, ndërsa burime jozyrtare i thanë “Gazeta Shqiptare”­së, se disa punonjës të forcave speciale janë transferuar për shkak se janë praktikantë të besimit islam dhe falen në orarin e punës. Besohet se në takimin e myftiut të Tiranës me kryepolicin Didi është kërkuar informacion lidhur me motivacionin real të largimit të efektivëve të RENEA­-s nga detyra. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka deklaruar për “Gazeta Shqiptare” se: “. Takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi u bë ditën e premte dhe ishte konstruktiv”. Edhe Didi e ka konfirmuar takimin që ka bërë me përfaqësues të Komunitetit Mysliman. I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, numri një i uniformav e blu, sqaroi vetëm se  takimi është bërë në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes policisë dhe KMSH-­së.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.