Arkiv-Lajme
Kisha serbe me propagandë kundër Kosovës në Kongresin amerikan: "Trashëgimia e Kosovës” 1.400 kisha e manastire
Kisha Ortodokse serbe vazhdon propagandën kundër Kosovë nëpër botë. Gazeta “Koha Ditore” thotë se këto ditë në Kongresin amerikan, Kisha Ortodokse serbe ka prezantuar monografinë “Trashëgimia e krishterë në Kosovë: Vatër historike e shpirtërore e popullit serb”, botim i zgjeruar dhe i plotësuar i librit "Trashëgimia e Kosovës” në gjuhën angleze. Peshkopi i Hercegovinës Аtanasije, duke folur për këtë libër ka theksuar se pasuria kulturore e artistike e Kosovës, 1.400 kisha e manastire dhe sidomos dhjetëra objekte kulti nga shekulli 12 – 14-të, bëjnë arritjen më të qytetërimit të krishterë.
Fushatë antishqiptare në Maqedoni: Kosovarët po blejnë apartamente në Gostivar e Tetovë, paraqesin kërcënim për vendin
Agjensia “INA” informon se në portale të ndryshme maqedonase dhe rrjete sociale po zhvillohet një fushatë e ashpër kundër shqiptarëve të Kosovës. Sipas “INA”-s një fushatë shpifëse tani propagandon se gjoja biznesmenë të pasur nga Kosova dhe qytetarë të tjerë po blejnë masivisht shtëpi dhe apartamente në Maqedoni, kryesisht në Maqedoninë Lindore. Spekulimet e tilla thonë se gjoja 80% e ndërtimeve të reja, kryesisht apartamente në Gostivar dhe Tetovë janë blerë nga shtetas të Kosovës. Kjo siç propagandohet kryesisht nga media proqeveritare mund të paraqes kërcënim për vendin.
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç në fund të majit takime në Tiranë, për nismën “Seecp” që kryesohet nga Shqipëria
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç do të jetë në Tiranë në fund të muajit maj, për të marrë pjesë në takimin e kryeministrave të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore, “Seecp”, nismë e cila kryesohet nga Shqipëria. Lajmin e ka raportuar agjencia B92, duke specifikuar se Vuçiç do të jetë në Tirane më 28 dhe 29 maj. Ndërkohë që edhe Zëri i Amerikës, pohon të njëjtën gjë, duke iu referuar burimeve diplomatike në Tiranë, ndërsa është pohuar dhe në Beograd edhe nga vetë kryeministri serb.
Nasip Naço në “Gazeta Shqiptare”: Rishikimi i kompetencave, Presidenti s’duhet në krye të KLD-së
“Rishikimi i kompetencave të presidentit, nuk janë një sulm personal ndaj tij dhe nuk lidhen me emrin e presidentit…”. Gjatë një interviste për “Gazeta Shqiptare”, ministri i Drejtësisë Nasip Naço, flet për herë të parë për dokumentin analitik që i ka dorëzuar Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe sqaron se rishikimi i kompetencave të kreut të shtetit, vjen si domosdoshmëri për reformimin e sistemit.
Franca do të propozojë ndryshimin e marrëveshjes së lëvizjes në hapësirën Shengen. Kërkohet vendosja e “kontrolleve rutinë” në aeroporte
Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka bërë publike në radion “France Info” se Parisi zyrtar do të kërkojë që të modifikohet marrëveshja për lëvizjen e njerëzve në hapësirën Shengen. Sipas tij do të propozohet vendosja e kontrolleve rutinë në aeroporte në mënyrë që “të verifikohet nëse njerëzit që hyjnë mund të përbjnë problem ose jo”. Cazeneuve e cilësoi këtë çështje si axhendë specifike të Francës në samitin e ardhshëm të BE-së në Bruksel.
Shtyhet me një javë vendimi për koncesionet e parkingjeve publike në Tiranë
Koncesioni për parkimet publike në Tiranë do të vendoset pas një jave. Vendimi u mor nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë së kryeqytetit, pas kundërshtimit të projektvendimit nga këshilltarët e majtë. “Na kërkohet që të vendosim për një koncesion për parkingjet publike, që do të jepet për 35 vjet. Na kërkohet neve që jemi këshilltarë bashkiakë dhe që kemi edhe 3 muaj mandat”, tha Eridian Salianji, këshilltar që përfaqëson PS-në. Teknikisht projektvendimi e ndan Tiranën në 3 zona me 24 mijë njësi parkimi. Çmimet do të jenë 150 lekë për 2 orë në zonat e qendrës dhe 20 lekë në zonat e brendshme.
Një lidhje e veçantë në Sanremo me Samantha Cristoforetti, astronautja italiane në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar
Festivali i Sanremos ka rezervuar një gjetje interesante në mbrëmjen e tretë të zhvillimit të tij. Kjo pasi nga skena e festivalit është vendosur një lidhje direkte me Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, me austronauten italiane, Samantha Cristoforetti, që është në ditën e 81-të të misionit. Cristoforetti është pyetur nëse kur e sheh Tokën nga “aq lart”, ndihet më optimiste, apo pesimiste. Përgjigja e Cristoforetti ishte se ndihet më e përgjegjegjshme, më e vetëdijshme për të gjithë njerëzit, për të cilët Toka është “anija jonë kozmike”.
Arben Ristani apelon që nisma e kontrollit të politikanëve për përdorim lëndësh narkotike, të shkojë deri në fund: “Dyshoj se ka pushtetarë që mbushin hundët”
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, është shprehur optimist për nismën e kontrollit të përfaqësuesve politikë, nëse përdorin ose jo lëndë narkotike. “Është një nismë shumë e mirë. Të shpresojmë që do të arrijmë ta realizojmë kontrollin, për të mos lejuar që vendimet t’i marrin njerëz që janë nën efektin e lëndëve narkotike. Dyshoj se këtu ka edhe pushtetarë aë mbushin hundët”, tha Ristani në “Opinion”, ku edhe u përfshi në disa debate me gazetarin Lorenc Vangjeli.
s.z
Kisha e Elbasanit, në Parlament akuzohet Presidenti se po ndërhyn për t’i marrë tokën. Reagimi: “Kryeministri kërkon kontrollin e institucionit të Presidentit”
Çështja e Kishës së Elbasanit, Famullia e Shën Piut X, e cila me një vendim gjykate do të prishet në favor të pretenduesve të pronës, familjes Karaosmani, është bërë temë debati edhe në seancën e sotme plenare. Ka qenë nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka akuzuar kreun e shtetit, Bujar Nishani, si njeriu që qëndron pas vendimit të Gjykatës së Lartë. “Për sa kohë që Presidenti nuk del të flasë dhe të sqarojë, se familja Karaosmani, sipas pretenduesve, është familja e bashkëshortes vet, ju diskretitoheni publikisht, ju si opozitë!
Pagesat me letër-kredi nga ministri i Financave, PD-ja pretendon se u firmosën 30 kontrata. Drejtori i Kabinetit të ministrit: “Përgjigja zyrtare, më 13 shkurt”
Ministria e Financave do të kthejë nesër përgjigje zyrtare për kërkesën që disa deputetë të Partisë Demokratike kanë bërë për pagesat me letër-kredi që ka bërë në fund të muajit dhjetor 2014. Drejtori i Kabinetit të ministrit të Financave, Spiro Brumbulli, tha dje për “ResPublica” se përgjigja do të jepet në datën 13 shkurt, brenda të gjitha afateve ligjore. Kjo sipas tij, do të sqarojë edhe këtë kërkesë të deputetëve demokratë. Po si qëndron çështja për të cilën pretendojnë deputetët e PD-së?