Shtyhet me një javë vendimi për koncesionet e parkingjeve publike në Tiranë

Postuar në 12 Shkurt, 2015 16:52

Koncesioni për parkimet publike në Tiranë do të vendoset pas një jave. Vendimi u mor nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë së kryeqytetit, pas kundërshtimit të projektvendimit nga këshilltarët e majtë. “Na kërkohet që të vendosim për një koncesion për parkingjet publike, që do të jepet për 35 vjet. Na kërkohet neve që jemi këshilltarë bashkiakë dhe që kemi edhe 3 muaj mandat”, tha Eridian Salianji, këshilltar që përfaqëson PS-në. Teknikisht projektvendimi e ndan Tiranën në 3 zona me 24 mijë njësi parkimi. Çmimet do të jenë 150 lekë për 2 orë në zonat e qendrës dhe 20 lekë në zonat e brendshme. Sipas asaj që tha nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, vetëm 30% e parkingjeve do të jepen me koncesion, ndërkohë që nga e gjithë xhiroja vjetore, Bashkia do të marrë 10% të vlerës. Për miratimin e këtij projektvendimi duhen 3/5 e votave në Këshill, pra votat e majta kanë përcaktuese javën që vjen.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.