Një lidhje e veçantë në Sanremo me Samantha Cristoforetti, astronautja italiane në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Festivali i Sanremos ka rezervuar një gjetje interesante në mbrëmjen e tretë të zhvillimit të tij. Kjo pasi nga skena e festivalit është vendosur një lidhje direkte me Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, me austronauten italiane, Samantha Cristoforetti, që është në ditën e 81-të të misionit. Cristoforetti është pyetur nëse kur e sheh Tokën nga “aq lart”, ndihet më optimiste, apo pesimiste. Përgjigja e Cristoforetti ishte se ndihet më e përgjegjegjshme, më e vetëdijshme për të gjithë njerëzit, për të cilët Toka është “anija jonë kozmike”. “Duhet të kujdesemi për të, sepse nuk kemi një tjetër”, tha ajo.
s.z
Add new comment