Fushatë antishqiptare në Maqedoni: Kosovarët po blejnë apartamente në Gostivar e Tetovë, paraqesin kërcënim për vendin

Agjensia “INA” informon se në portale të ndryshme maqedonase dhe rrjete sociale po zhvillohet një fushatë e ashpër kundër shqiptarëve të Kosovës. Sipas “INA”-s një fushatë shpifëse tani propagandon se gjoja biznesmenë të pasur nga Kosova dhe qytetarë të tjerë po blejnë masivisht shtëpi dhe apartamente në Maqedoni, kryesisht në Maqedoninë Lindore. Spekulimet e tilla thonë se gjoja 80% e ndërtimeve të reja, kryesisht apartamente në Gostivar dhe Tetovë janë blerë nga shtetas të Kosovës. Kjo siç propagandohet kryesisht nga media proqeveritare mund të paraqes kërcënim për vendin. “INA” shton se Ministria e Punëve të Brendshme mohoi të ketë rritje të fluksit të shtetasve kosovarë që hyjnë në Maqedoni.
l.v
Add new comment