Nasip Naço në “Gazeta Shqiptare”: Rishikimi i kompetencave, Presidenti s’duhet në krye të KLD-së

“Rishikimi i kompetencave të presidentit, nuk janë një sulm personal ndaj tij dhe nuk lidhen me emrin e presidentit…”. Gjatë një interviste për “Gazeta Shqiptare”, ministri i Drejtësisë Nasip Naço, flet për herë të parë për dokumentin analitik që i ka dorëzuar Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe sqaron se rishikimi i kompetencave të kreut të shtetit, vjen si domosdoshmëri për reformimin e sistemit. “Mendimi im personal është që Presidenti i Republikës nuk duhet të jetë në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që Gjykata e Lartë duhet të përfshihet brenda Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që do të thotë se vetë gjyqësori duhet të menaxhojë sistemin”, thekson ministri për “Gazeta Shqiptare”. Më pas ai flet për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, institucionet që do të reformohen. Gjatë intervistës së tij Naço është ndalur tek ngjarjet e fundit kriminale që tronditën Tiranën, të cilat ai dënoi rëndë duke i cilësuar si “aktet terroriste” dhe bëri thirrje për bashkëpunim institucional me qëllim vënien para përgjegjësisë të autorëve
l.v
Add new comment