Arkiv-Lajme
ALUIZN-i deklaron 427 mijë ndërtime pa leje në të gjithë vendin. 10 mijë vetëm në bashkinë e Tiranës
Në përmbyllje të procesit të vetëdeklarimeve për ndërtimet pa leje drejtori i Përgjithshëm i ALUIZN-it, Artan Lame ka bërë publike shifrat e verifikimit në terren të ndërtimeve infromale. Sipas tij në harkun kohor të 23 viteve nga periudha 1992-’93 deri në vitin 2015 në territorin e vendit janë identifikuar 427 mijë ndërtime pa leje. 10 mijë objekte të tilla janë ndërtuar në bashkinë e Tiranës, ndërsa sipas Lames 350 mijë ndërtime informate që janë në proces legalizimi.
l.m
Një mesazh nga Tsipras për Europën...
Në një kohë që Athina dhe Brukseli janë përballë një momenti kritik në diskutimet për çështjen e borxhit, një karikaturë e brazilianit Carlos Latuff portretizon më së miri situatën në të cilën ndodhen dy palët në kuadër edhe të negociatave mes qeverisë greke dhe përfaqësuesve të Eurogrupit. Protagonist i karikaturës nuk është tjetër veç kryeministrit grek Aleksis Tsipras, i cili i veshur me një xhaketë bojëqielli dhe natyrisht pa kollare, përpiqet të mbajë në këmbë një femër në gjendje gjysmë të fikti që simbolizon Greqinë.
Visar Zhiti në “Panorama”: Presidenti në të drejtën e tij, nuk kam kërkuar punë
“Presidenti në të drejtën e tij, nuk kam kërkuar punë”. Me këtë titull e hap një nga shkrimet e saj e përditshmja “Panorama”. Në një interviste për këtë gazetë, shkrimtari i njohur Visar Zhiti, tha se refuzimi që Presidenti i ka bërë, për të mos e dekretuar si ambasador në Vatikan, është e drejta e kreut të shtetit dhe se nuk dëshiron të shprehet për vendimin e Nishanit. “Presidenti ka të drejtën e tij dhe unë nuk kam asgjë për të thënë. Është numri një i shtetit. Do thotë ato që mendon dhe që i duhen dhe shteti sipas tij dhe presidenti sipas nesh”, u shpreh Zhiti.
Opozita do ta kundërshtojë marrëveshjen me Beogradin, në Kuvend dhe jashtë tij. Albin Kurti: I duhen vendosur kushte Serbisë
Opozita do ta kundërshtojë marrëveshjen me Serbinë, në Kuvend dhe jashtë tij. Kështu shkruan sot “Kova Ditore”. Sipas saj përfaqësues të subjekteve opozitare kanë vlerësuar se roli i Kuvendit të Kosovës përkitazi me marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për sistemin e drejtësisë në veri do të jetë vetëm formal, pasi organi më i lartë vendimmarrës vetëm se do t’i bëjë ‘amin’ dokumentit të nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa.
Bashkim Tahiri, babai i ministrit të Brendshëm: Kur të mbarojë punë drejtësia do flas unë
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Bashkim Tahiri, babai i ministrit të Brendshëm, nuk ka hezituar të kthehet në farmacinë e tij pas shpërthimit të tritolit. I shoqëruar nga dy civilë, roje personale të vendosur rishtas, babai i ministrit të Brendshëm ditën e djeshme është shfaqur në biznesin e tij privat, në krye të punëve. Ka qenë ora 12:30 minuta kur babai i ministrit të Brendshëm u shfaq për pak minuta tek ambientet e farmacisë së tij, ndërkohë që shumë njerëz kanë shkuar ta takojnë dhe t’i shtrëngojnë dorën.
Një kritikë e thellë ndaj “Thellësisë Strategjike” të kryeministrit aktual turk. "Neootomanizmi është në fakt Pan-islamizëm", thotë gazetari turk Ümit Kıvanç
Gazeta turke “Zaman” që posedohet nga Fetullah Gulen, ka publikuar këtë të hënë një intervistë me gazetarin dhe kolumnistin Ümit Kıvanç. Ky i fundit ka botuar së fundmi një libër me titull: “Guidë në aventurën pan-islamiste”, libër i cili analizon në mënyrë shumë kritike konceptet dhe doktrinën që kryeministri aktual turk, Ahmet Davutoglu, ka përpunuar në librin e tij të njohur “Thellësia strategjike”. Davutogluja është lakuar shpesh edhe në Shqipëri për atë që thirret si neootomanizëm, por për gazetarin turk, ky është në fakt panislamizëm.
K. fetare në Elbasan reagojnë për prishjen e kishës katolike. “Familja pretenduese Karaosmani është e veshur me pushtet. Dyshojmë te vendim i Gj. së Lartë”
Komunitetet fetare kanë reaguar sot njëzëri për vendimin e Gjykatës së Lartë për urdhërimin e lirimit nga përfaqësuesit e klerit katolik, të mjediseve të Famullisë Shën Piu X. Përfaqësues të klerit kanë adresuar një letër për kryeministrin e vendit dhe kryetarin e Kuvendit dhe kanë bërë një deklaratë të përbashkët, përmes të cilës kërkojnë marrjen në vëmendje të këtij rasti.
Parandalohet një tjetër shpërthim brenda ditës. Policia e Tiranës zbulon eksploziv në makinën e një avokati pranë shkollës “Hasan Vogli”
Tjetër situatë kritike në Tiranë brenda ditës. “Balkanweb” raporton se në automjetin e një avokati të njohur në kryeqytet është gjendur një sasi eksplozivi. Burime nga policia bëjnë të ditur se eksplozivi është gjetur në gomën e makinës së avokatit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Sipas “Balkanweb” makina ishte e parkuar pranë shkollës “Hasan Vogli” në Tiranë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat antieksploziv, ndërsa policia ka evakuuar zonën përreth. Hetimet janë në proces të identifikimit të autorëve.
l.v
Ukrainë, përfundon takimi në Minsk. Poroshenko: “Armëpushim ose kriza shkon jashtë kontrollit”
Agjencia e lajmeve “Ansa” raporton se pas rreth dy orësh, takimi i nivelit presidencial i mbajtur në Minsk sipas formatit të Normandisë ka përfunduar. Të katër liderët kanë pozuar bashkërisht në një foto grupi, në pritje të deklaratës së përbashkët, menjëherë pas negociatave të zgjeruara të delegacioneve të tyre përkatëse. “Konflikti në lindjen e Ukrainës do të dalë “jashtë kontrollit” nëse nuk do të ketë një armëpushim të situatës” ka deklaruar presidenti ukrainas Petro Poroshenko para pak takimit në Minsk.
Vendimet/ Belortaja zyrtarizohet si zv.ministër i Jashtëm në vend të Sokol Dervishajt. Denada Prifti propozohet për Këshillin e BSH
Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime të paralajmëruara edhe më herët. Në mbledhjen e sotme, ish-drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit Selim Belortaja është emëruar në detyrën e zëvëndësministrit të Jashtëm, detyrë që e ka mbajtur edhe më parë. Belortaja zëvëndëson në detyrë Sokol Dervishajn, i liruar po sot nga funksioni i zëvëndësministrit të Jashtëm. Po ashtu, qeveria ka zyrtarizuar edhe propozimin që përflitej prej kohësh për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Denada Prifti është propozimi zyrtar i qeverisë për Këshillin Mbikqyrës të BSH.