K. fetare në Elbasan reagojnë për prishjen e kishës katolike. “Familja pretenduese Karaosmani është e veshur me pushtet. Dyshojmë te vendim i Gj. së Lartë”

Postuar në 11 Shkurt, 2015 13:49

Komunitetet fetare kanë reaguar sot njëzëri për vendimin e Gjykatës së Lartë për urdhërimin e lirimit nga përfaqësuesit e klerit katolik, të mjediseve të Famullisë Shën Piu X. Përfaqësues të klerit kanë adresuar një letër për kryeministrin e vendit dhe kryetarin e Kuvendit dhe kanë bërë një deklaratë të përbashkët, përmes të cilës kërkojnë marrjen në vëmendje të këtij rasti. “Ne, Komunitetet Fetare të Elbasanit ju vemë në dijeni dhe njëkohësisht kërkojmë ndihmë të menjëhershme nga institucionet që ju përfaqësoni për cenimin në mënyrë abuzive nga përfaqësues me pushtet të familjes Karaosmani të pronës së Kishës Katolike ne Elbasan... Së fundmi më 5 shkurt 2015, Gjykata e Lartë në Republikën e Shqipërisë vendosi lirimin e truallit nga ana e Kishës Katolike, megjithëse ajo është ligjërisht pronare e çertifikuar, e legalizuar nga Shteti Shqiptar dhe realisht ushtron aktivitetin e saj prej 23 vitesh. Ankesa jonë nuk ka të bëjë me mos njohjen e vendimit të gjykatave, por duke njohur mënyrën se si funksionon ligji në Shqipëri dhe duke pasur parasysh se familja pretenduese është e veshur me pushtet, neve na lind dyshimi të mendojmë që ky vendim është i ndikuar, jo i drejtë dhe jo transparent”, thuhet në deklaratën e klerikëve që shtojnë se “do të informojmë tërë instiucionet klerikale në botë, jo për të cenuar imazhin e vendin tonë, por për të parandaluar njëherë e përgjithmonë cënimin e objekteve të Kultit në Shqipëri dhe luajtjen e herë pas hershme me ndjenat e besimtarëve”. Autorët e konsiderojnë familjen Karaosmani si një familje të veshur me pushtet, por meqenëse nuk kanë specifikuar, lind dyshimi, njësoj siç u ka lindur dyshimi për vendimin e gjykatës, se një nga këta përfaqësues në pushtet është edhe Odeta Nishani, bashkëshortja e Presidentit të Republikës(http://president.al/?p=95). Nëse rezulton kështu, atëherë deklaratat e sotme të Bujar Nishanit për përfaqësimin e Shqipërisë në Vatikan, për kandidat e seli të shenjta, paraqesin interes, po të soditen si spektator dhe jo si qytetar. Tingëllon therëse edhe mbyllja e deklaratës së klerikëve, Myftiut Agim Duka e Arben Ramkaj, Myftinia Elbasan, Atë Stavri Çipi e Atë Gjergji Trebicka, Kisha Orthodokse Elbasan, Dervish Ardit Selmani, Bashkësia Bektashiane Elbasan dhe Don Emilio Valente e Sokol Lulgjuraj, Kisha Katolike Elbasan: “Zoti e ndihmoftë dhe e bekoftë Shqipërinë”( http://www.ata.gov.al/elbasan-komunitetet-fetare-kerkojne-qe...).
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.