Opozita do ta kundërshtojë marrëveshjen me Beogradin, në Kuvend dhe jashtë tij. Albin Kurti: I duhen vendosur kushte Serbisë

Postuar në 12 Shkurt, 2015 01:54

Opozita do ta kundërshtojë marrëveshjen me Serbinë, në Kuvend dhe jashtë tij. Kështu shkruan sot “Kova Ditore”. Sipas saj përfaqësues të subjekteve opozitare kanë vlerësuar se roli i Kuvendit të Kosovës përkitazi me marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për sistemin e drejtësisë në veri do të jetë vetëm formal, pasi organi më i lartë vendimmarrës vetëm se do t’i bëjë ‘amin’ dokumentit të nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa. Ata kanë paralajmëruar kundërshtimin e kësaj Marrëveshjeje si në Kuvend ashtu edhe në forume të tjera, duke mos përjashtuar as protestat e mundshme në shesh, shkruan “Koha Ditore”. “Roli i Kuvendit do të jetë vetëm që t’i çojë përpara vendimet e dëmshme të kësaj Qeverie, të dakorduara në negociata. Të gjitha këto deklarata të qeveritarëve janë mashtrim i radhës dhe sigurisht se do t’i kundërshtojmë”, ka thënë deputetja e “Vetëvendosjes”, Albulena Haxhiu. Ndërkaq, lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka konsideruar se dialogu duhet të zhvillohet me parime dhe duke i vendosur kushte Serbisë.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.