Arkiv-Lajme

Limaj në intervistë, ironizon Thaçin: Ja arriti të çojë kosovarët pa viza në Europë

Postuar në 10 Shkurt, 2015 12:24

Në një intervistë video për gazetën Express të Prishtinës, lideri i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj nuk ka munguar të ironizojë ish aleatin dhe eprorin e tij në PDK-së, aktualisht ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi. Sipas Limajt, në fund të fundit Thaçi e realizoi premtimin e tij përpara qytetarëve kosovarë, për të shkuar pa viza në Europë?! Kuptohet, ai i referohet valës së fundit të largimeve nga vendi të mijëra kosovarëve bashkë me familjet e tyre.

Lulzim Basha jashtë hetimit për paktin e ujërave. M. e Jashtme: “Ne kërkuam hetimin e firmëtarit”. Prokuroria: “Do pyetet vetëm Grupi Negociator”

Postuar në 10 Shkurt, 2015 11:32

Qëkurse u nënshkrua në maj të vitit 2009, për marrëveshjen e detit politika tha dhe deklaroi thuajse gjithçka: u akuzuan politikane për tradhëti, për shitje të territorit, u përfolën negociatorët derisa Gjykata Kushtetuese, në sajë të një kërkese të opozitës e shpalli atë antikushtetuese. Edhe pas 23 qershorit, përpjekjet për të çuar përpara kauzën e së vërtetës dhe gjetjen e fajtorëve nuk kanë rreshtur.

A e ka shantazhuar Sarkozy Papandreun për të pranuar kushtet e rënda shtrënguese? Po, thotë Falciani, në këmbim të heshtjes për 500 mln eurot në HSBC

Postuar në 10 Shkurt, 2015 10:16

Snoudeni i ri i botës quhet Herve Falciani, ish punonjësi që zbuloi skandalin me filialin zviceran të Bankës HSBC, ku pasanikët fshihnin pasuritë e tyre. Përveç paralajmërimit të tij se shumë shpejt do të publikojë një tjetër skandal, ai rrëfen një detaj shumë interesant, që i jep një kthesë të çuditshme dhe të papritur prapaskenave sesi Greqia u detyrua të pranojë masat shtrënguese nga Trojka me anë të shantazhit.

Tahiri, reagim në "Facebook" pas sulmit me tritol: "Falemnderit për solidaritetin, krimi s’më bën dot presion”

Postuar në 10 Shkurt, 2015 09:09

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas sulmit me tritol ndaj farmacisë së të atit Bashkim Tahiri, përmes një statusi në facebook. Ai thotë se nuk është e lehtë  të shohësh familjen e sulmuar, por askush s’mund t’i bëjë presion që të mos bëjë detyrën:

 

“Mirënjohje dhe falenderimet më të ngrohta për mesazhet e panumërta të solidaritetit që kanë ardhur dhe vazhdojnë të vijnë në telefonin tim apo të familjes sime.

"AS” raporton sugjerimet e ministrit të Drejtësisë për reformën në Drejtësi. “Presidenti të mos jetë kryetar i KLD-së dhe të mos emërojë gjyqtarët apo prokurorët”

Postuar në 10 Shkurt, 2015 09:09

“Albanian Screen” publikon sot një dokument që ministri i Drejtësisë Nasip Naço i ka dërguar komisionit për Reformën në Drejtësi, përmes së cilës bën një analizë të përgjthshme të sistemit dhe bën edhe disa sugjerime. Ndër to, gazetarja Elona Gjylmi, raporton edhe atë për kufizimin e disa kompetencave të tjera të presidentit të Republikës, që kanë të bëjnë me qenien e tij kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe emërimin e gjyqtarëve. Kërkesa që shtrojnë nevojën e ndërhyrjeve në Kushtetutë.

Kritika dhe sugjerime për rolin e fesë. Marku: “Besimet fetare duhet të ripërkufizojnë rolin e tyre”. Fuga: “Politika ka 25 vjet që e ka futur klerin në magazinë”

Postuar në 10 Shkurt, 2015 08:49

Jehona e deklaratave të sekretarit të Konferencës Ipeshkvnore kanë vijuar edhe sot me shkrime dhe reagime, duke rikonfirmuar edhe njëherë se çështja e fesë nuk mund t’i lihet inercisë dhe as garancisë së disa formulave të trashëguara. Mark Marku madje, teksa analizon në gazetën “Panorama” jehonën e qëndrimeve të George Frendos del në përfundimin se nevojitet një qasje e re në këtë drejtim. “Vërehet se besimet fetare kanë prirjen për ta shtrirë sferën e ndikimit përtej komuniteteve të tyre. Kjo sjell prishjen e ekuilibrave shoqërorë, politikë.

PD prononcohet për shpërthimet. Paloka: Nuk është reagim i krimit të frikësuar prej Tahirit, por e kundërta

Postuar në 10 Shkurt, 2015 06:37

Partia Demokratike ka reaguar për shpërthimet e ndodhura sot në Tiranë përmes kreut të Grupit Parlamentar Edi Paloka. Në një deklaratë për shtyp, Paloka tha se këto shpërthime kanë ndodhur për shkak të lidhjeve që ka ministri Tahiri me krimin.

Çështja “Gjika 2”, Gjykata vendos sekuestron për pallatin 11 katësh në Vlorë. Hapet me dhunë zyra e kryebashkiakut të Vlorës

Postuar në 10 Shkurt, 2015 05:07

Për pallatin 11 katësh në sheshin e Flamurit në Vlorë, gjykata ka vendosur sekuestron pas kërkesës së prokurorisë, si objekti për të cilin akuzohen kreu i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika dhe dy persona të tjerë.

Kallëpe tritoli në stacionin e autobuzit. Rama pas shpërthimeve: Akt terrorist, do t’ua marrim frymën monstrave

Postuar në 10 Shkurt, 2015 03:38

Vetëm pak kohë pas shpërthimeve, gjatë mëngjesit të hershëm, rreth orës 05:00 policia gjeti dy kallëpe tritoli të lidhura me tel pranë një stacioni autobusi. Tritoli u gjet në rrugën “Muhamed Gjollesha” në stacionin e autobusit ku kalon linja e Unazës së Tiranës. Sasia e tritolit ishte e mbështjellë me gazetë dhe me dy tela të nxjerrë në pjesën e jashtme. Në këto kushte policia bëri shpërthim të kontrolluar për të shmangur pasoja fatale në njerëz, të cilët udhetojnë me linjat e autobusëve të kryeqytetit.

Situatë terrori në Tiranë, 3 shpërthime eksplozivi: në farmacinë e babait të Tahirit dhe banesën e ish-shefit të komisariatit 3

Postuar në 10 Shkurt, 2015 02:31

Tirana është përfshirë në një situatë terrori ku tre shpërthime tritoli e kanë tronditur atë që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burimet policore bënë të ditur se shpërthimi i parë ka ndodhur në një farmaci në rrugën “Kongresi i Manastirit”, e cila është në pronësi Bashkim Tahirit, i ati i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nga shpërthimi në farmacinë që ndodhet pranë spitalit 5 në QSUT janë regjistruar vetëm dëme materiale. Ndërkohë rreth së njëjtës orë ka ndodhur në tjetër shpërthim pranë të parit në rrugën “Arben Minga”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme