A e ka shantazhuar Sarkozy Papandreun për të pranuar kushtet e rënda shtrënguese? Po, thotë Falciani, në këmbim të heshtjes për 500 mln eurot në HSBC

Postuar në 10 Shkurt, 2015 10:16

Snoudeni i ri i botës quhet Herve Falciani, ish punonjësi që zbuloi skandalin me filialin zviceran të Bankës HSBC, ku pasanikët fshihnin pasuritë e tyre. Përveç paralajmërimit të tij se shumë shpejt do të publikojë një tjetër skandal, ai rrëfen një detaj shumë interesant, që i jep një kthesë të çuditshme dhe të papritur prapaskenave sesi Greqia u detyrua të pranojë masat shtrënguese nga Trojka me anë të shantazhit. Dokumentat e Marra nga Falciani në HSBC dega e Gjenevës, iu dorëzuan qeverisë franceze në vitin 2008 dhe ish-presidenti francez, Nicola Sarkozy, që ishte vendosur të udhëhiqte bisedimet me Greqinë, kishte një listë të saj. Në këtë listë ishte edhe nëna e ish-kryeministrit grek, Papandreu, e cila kishte në këtë bankë një shumë të frikshme prej 500 milion euro. Kjo është përdorur nga Sarkozy si shantazh për ta detyruar Papandreun që të pranojë kushtet e rënda të Trojkës për Greqinë, në këmbim të heshtjes së Sarkozy. Nëse kjo gjë rezulton e vërtetë, prite një komplikim i mëtejshëm i marrëdhenieve mes Greqisë dhe BE-së.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.