Arkiv-Lajme

Komisioni i jashtëm, emri i Visar Zhitit merr mbështetje të plotë. Topalli: Nishani të bëjë një përjashtim

Postuar në 09 Shkurt, 2015 05:53

Emri i Visar Zhitit ka qenë kryefjalë e komisionit parlamentar i Punëve të Jashtme, ku seanca dëgjimore ishte me tre kandidatët për ambasador, Visar Zhiti në Vatikan, Fatos Reka në Maqedoni dhe Bardhyl Ganaj në Izrael. Zhiti ka marrë pëlqimin e të gjithë anëtarëve të Komisionit, ku deputetja demokrate Jozefina Topalli shprehu vlerësim për kandidaturën e Visar Zhitit dhe tha se presidenti Nishani duhet ta dekretojë këtë propozim duke bërë një përjashtim.

Hetimi gazetaresk: Evazion gjigand botëror përmes filialit zviceran të HSBC. 180 miliardë euro të fshehura nga taksat

Postuar në 09 Shkurt, 2015 04:24

Personazhe politike, të spektaklit, të sportit, të biznesit dhe krimit kanë fshehur nga taksat 180 miliardë euro përmes filialit zviceran të bankës HSBC, bën të ditur gazeta franceze ”Le Monde”. Ndër personazhet VIP të përfshirë në skandalin e bankës zvicerane jane Michael Schumacher, Valentino Rosi, Tina Turner, mbreti i Marokut, Mohamed VI, aktori amerikan, John Malkovich apo dhe shumë emra të sportit dhe biznesit italian, rreth 7 mijë të tillë.

Gary Kokalari, letër ambasadorit Lu. “Ju ka emëruar Berisha përmes Uiznerit. Kujdes në detyrën tuaj”, shkruan Dita

Postuar në 09 Shkurt, 2015 03:20

Gazeta Dita numrin e sotëm është hapur me një letër që aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari i ka dërguar ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Donald Lu. Kokalari i tërheq vëmendjen diplomatit mbi zërat se ai është emëruar nën lobimin e ish diplomatit dhe tashmë lobistit të Berishës përmes kompanisë Patton Boggs dhe Podesta, Frank Uizner. “Do të jeni nën vëmendjen dhe lupën e shoqërisë shqiptare, nëse bëni ndonjë vepër për të ricikluar politikisht Berishën”, është mesazhi I Kokalarit.

Luciano Moggi do të jetë sot në një takim me juventinë e të tjerë të apasionuar pas Serisë A në Akademinë e Arteve

Postuar në 09 Shkurt, 2015 01:07

Sot vjen në Tiranë Luciano Moggi, ish drejtori i Juventusit qysh prej vitit 1994 deri në skandalin e futbollit italian të njohur me emrin Calciopoli. Përapa eksperiencës me Juven, ai ka qenë drejtor sportiv edhe te Torino, Napoli, Roma e Lazio. I përfshirë në vorbullën e Calciopolit tok me të tjerë, është ende në një proces gjyqësor në kërkim të pafajësisë. Në muajin Mars do të zhvillohet një seancë në Gjykatën e Kasacionit, ku do të jepet dhe verdikti i fundit.

Ismail Kadare: "Bota ka nevojë për një vizion të afrimit të popujve"*

Postuar në 08 Shkurt, 2015 17:37

Është bërë pothuajse zakon që shkrimtari ose artisti, kur merr një çmim prestigjioz, në fillim të fjalës së rastit, në qoftë se të tillë do të ketë, të thotë diçka për çastin e parë kur e mori vesh lajmin.
Mendoj se nuk ka ndonjë arsye të veçantë për këtë. Thjesht është gjithmonë më e lehtë të fillosh në këtë mënyrë një fjalim. Dhe kështu ndodh që fituesi, duke nisur nga befasimi përfundon te modestia, shpesh e panevojshme. Kam përshtypjen se shkrimtari mund të befasohet ngaqë merr një çmim, po aq sa ç’mund të befasohet tjetri që nuk e merr.

"Tallavaja" juridike mes KESH dhe OSHEE. Mungesa e një marrëveshjeje u kushtoi shqiptarëve 4 milionë euro

Postuar në 08 Shkurt, 2015 16:13

Një marrëveshje që do të rregullonte shitblerjen e energjisë mes KESH dhe OSHEE u ka kushtuar shqiptarëve 4 milionë euro. Shqetësimi për importin e energjisë nga OSHEE dy herë më shtrenjtë nga sa e ka shitur Korporata Elektroenergjetike u bë publik pak ditë më parë nga BIRN, fakt që u përdor edhe nga kryetari i opozitës.

Përmes një njoftimi publik, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare sqaron se në kushtet e prurjeve të mëdha, KESH zbaton procedurat e shitjes së energjisë të konsideruar si tepricë, në mënyrë që të evitojë shkarkimin e ujit pa prodhim energjie elektrike.

Veliaj shpjegon incidentin në Ferras dhe falenderon Jozefina Topallin që “denoncoi” autorët

Postuar në 08 Shkurt, 2015 14:50

Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi dhe ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj janë bërë pjesë e një incidenti ku makinat me të cilën udhëtonin janë bllokuar nga disa persona duke mos u lejuar të shkojnë në një prej fshatrave të përmbytura në Fier. (Video e publikuar nga "Shqiptarja.com": https://www.youtube.com/watch?v=sgfLDUXEZFc)

A po vjen fundi i pushtetit të Vladimir Putin? “Foreign Affairs” i “thotë Mirupafshim” presidentit rus

Postuar në 08 Shkurt, 2015 13:33

Revista “Foreign Affairs” publikonte në datën 5 shkurt një shkrim të Alexander J. Motyl, sipas të cilit ditët e Vladimir Putinit, presidentit të Rusisë, janë të numëruara. Motyl bën një analizë të përgjithshme të situatës së brendshme dhe asaj të jashtme të Rusisë dhe del në konluzionin se sistemi i ndërtuar nga Putin, me një oborr njerëzish që i binden dhe besojnë vetëm tek ai, të njohurit Siloviki, me ringjalljen e doktrinave të Sllavofilisë, Ortodoksisë, organizuar si elementë antiperëndimorë, nuk ofrojnë ndonjë perspektivë.

Serbia jep 50 mijë euro për Shqipërinë e Maqedoninë. Në tetor 2014, edhe qeveria shqiptare u dha nga 100 mijë euro Serbisë e Bosnjes për përmbytjet

Postuar në 08 Shkurt, 2015 12:09

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për t’i akorduar 50 mijë euro Shqipërisë dhe Maqedonisë, si ndihmë për përmbytjet që i kanë përfshirë ditët e fundit. Agjencia e Lajmeve “InSerbia”, djuke cituar një deklaratë zyrtare, shkruan se propozimi për të dhënë këtë ndihmë financiare është bërë nga kryeministri Aleksandër Vuçiç.

http://inserbia.info/today/2015/02/serbia-sends-aid-to-flood-hit-albania-and-macedonia/

"Kathimerini" zbardh letrën e Ramës për Tsipras: "Të pres në Tiranë. Fitorja e zgjedhjeve e bën më të nevojshëm takimin me Ju"

Postuar në 08 Shkurt, 2015 11:37

Në një shkrim ku analizon reagimet e kryeministrave të rajonit pas fitores së Aleksis Tsipras, gazeta “Kathimerini” zbardh edhe një pjesë të letrës që kryeministri Rama i ka dërguar kreut të SYRIZA-s, duke sjellë në vëmendje edhe komentet që kreu i qeverisë shqiptare ka bërë për krizën greke.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme