Hetimi gazetaresk: Evazion gjigand botëror përmes filialit zviceran të HSBC. 180 miliardë euro të fshehura nga taksat

Postuar në 09 Shkurt, 2015 04:24

Personazhe politike, të spektaklit, të sportit, të biznesit dhe krimit kanë fshehur nga taksat 180 miliardë euro përmes filialit zviceran të bankës HSBC, bën të ditur gazeta franceze ”Le Monde”. Ndër personazhet VIP të përfshirë në skandalin e bankës zvicerane jane Michael Schumacher, Valentino Rosi, Tina Turner, mbreti i Marokut, Mohamed VI, aktori amerikan, John Malkovich apo dhe shumë emra të sportit dhe biznesit italian, rreth 7 mijë të tillë. Sipas gazetës franceze, është fjala për një hetim spektakolar me shifra marramendëse, ndërkohë që hetimet janë bërë mes Parisit, Uashingtonit, Brukselit dhe Gjenevës për të gjetur gjurmët e këtij superevazioni fiskal, i pranuar dhe i nxitur nga banka britanike HSBC, grupi i dytë bankar më i madh në botë, nëpërmjet filialit zviceran HSBC Private Bank. Në këtë superhetim janë përfshirë 154 gazetarë nga 47 vende dhe 55 media të ndryshme.

 

http://www.lemonde.fr/economie/article/2015/02/08/swissleaks-the-backsto...

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.