Komisioni i jashtëm, emri i Visar Zhitit merr mbështetje të plotë. Topalli: Nishani të bëjë një përjashtim

Emri i Visar Zhitit ka qenë kryefjalë e komisionit parlamentar i Punëve të Jashtme, ku seanca dëgjimore ishte me tre kandidatët për ambasador, Visar Zhiti në Vatikan, Fatos Reka në Maqedoni dhe Bardhyl Ganaj në Izrael. Zhiti ka marrë pëlqimin e të gjithë anëtarëve të Komisionit, ku deputetja demokrate Jozefina Topalli shprehu vlerësim për kandidaturën e Visar Zhitit dhe tha se presidenti Nishani duhet ta dekretojë këtë propozim duke bërë një përjashtim. Deputeti socialist Ben Blushi tha se Visar Zhiti u paragjykua nga Presidenti Nishani për arsye politike, ndërkohë që “është dita të mbrojmë Republikën dhe laicitetin e shtetit. Emri i Zhitit u kthye në politik dhe prandaj ky komision duhet t’i japë mbështetje të plotë. Jo vetëm për atë që përfaqëson, por edhe për të mbrojtur shtetin laik në Shqipëri”. Blushi u tregua kritik ndaj qëndrimit që Kisha mbajti për emrin e Zhitit, dhe theksoi se feja nuk është aspak kriter për zgjedhjen e ambasadorit.
a.k
Add new comment