Arkiv-Lajme

Natyra dhe përmbytjet – në 2010 u fol për “Blue Moon”. Kësaj radhe është “sinergjia mes reshjeve dhe renditjeve të planetëve që krijuan superbaticë”

Postuar në 06 Shkurt, 2015 20:29

Shtohen të dhënat se kësaj radhe ka qenë realisht natyra, që ndoshta nuk u hakmorr ndaj sjelljes së qytetarëve, sikurse u tha në ndonjë rast, por veproi si forcë madhore në krijimin e përmbytjeve në Jug të Shqipërisë. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka qenë i ftuar në “ABC NEWS” dhe ka folur për atë “sinergji negative” atmosferike dhe gjeohapësinore, që dënoi Jugun me dominimin e ujit.

Grida Duma flet në emisionin e Adi Krastës për mundësinë e kandidimit për Bashkinë e Tiranës

Postuar në 06 Shkurt, 2015 15:20

Emri i Grida Dumës është përfolur në shtyp si kandidaturë potenciale për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit. Në emisionin “A” të Adi Krastës në Agon Channel ajo u pyet direkt nëse mund të jetë kandidate për Bashkinë e Tiranës si kandidaturë nga Partia Demokratike dhe gjatë përgjigjes, ajo nuk e mohoi në mënyrë kategorike këtë mundësi. E pyetur në mënyrë direkte nëse do të merrte pjesë në garën për Tiranën, Duma konfirmoi në mënyrë indirekte se mund të konkurrojë. “E quaj veten një “animal politique”. A jam bërë ende, këtë nuk e  di.

Obama, një raport i ri për politikën e jashtme: SHBA do të vazhdojnë të luftojnë kundër ekstremistëve

Postuar në 06 Shkurt, 2015 15:12

Obama do t'u paraqesë ligjvënësve një raport lidhur me problemet e politikës së jashtme, duke filluar nga grupi Shteti Islamik e deri te rritja e Kinës në arenën ndërkombëtare. “Zëri i Amerikës” thotë se në dokumentin e Strategjisë të Sigurisë Kombëtare prej 33 faqesh nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në politikën e jashtme. Sipas VOA, disa ligjvënës republikanë e kanë kritikuar Obamën për atë që ata thonë se është një përgjigje e pamjaftueshme ndaj kërcënimeve globale, duke përfshirë grupin Shtetit Islamik dhe veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Blerim Shala largohet nga AAK. Arsye, dialogu me Serbinë. “Vendosa të mos jem më pjesë e AAK-së. Falënderoj Haradinajn për bashkëpunimin”

Postuar në 06 Shkurt, 2015 13:32

Blerim Shala është larguar nga detyra e nënkryetarit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ai thotë se është ndarë miqësisht me kryetarin Ramush Haradinaj, pasi Shala ka vendosur që të mos heqë dorë nga pozicioni i koordinatorit politik për dialogun Serbi-Kosovë. “Kam vendosur të vazhdoj detyrën që kam pasur në vitet 2012-2014, si Koordinator Politik, në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy shteteve, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, me përkrahjen e fuqishme të SHBA-së.

Propaganda serbe përmes shtypit: Shqiptarët e ikur nga Kosova po zëvendësohen me terroristë

Postuar në 06 Shkurt, 2015 11:57

Mediat serbe është hedhur në veprim të gjerë. Shtypi në Beograd po shfrytëzon ikjen e madhe të kosovarëve nga vendi i tyre, për të bërë propagandë kundër shqiptarëve. Sipas “Zërit” media në Serbi po kalklulon ikjet e shqiptarëve nga Kosova, duke thënë se vetëm në muajin janar Kosovën e kanë lëshuar 20 mijë shqiptarë. Kanë shkuar aq larg sa të thonë se ‘derisa mijëra shqiptarë po ikin, mijëra shqiptarë të tjerë që jetojnë jashtë Kosovës, e që janë terroristë po kthehen në Kosovë’, e sipas mediave serbe, këta terroristë janë shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën. Në raport flitet për migrimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së

Postuar në 06 Shkurt, 2015 11:49

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara debatoi të premten raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, mbi zhvillimet në Kosovë. “Zëri i Amerikës” raporton se në raportin që përfshin zhvillimet në periudhën nga 16 tetori 2014 deri me 15 janar 2015, sekretari i përgjithshëm  u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që sa më shpejt të themelojnë Gjykatën e posaçme për krime lufte, e cila do të trajtojë pretendimet për përfshirje në krime lufte të ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ngritura në raportin e Këshillit të Evropës në vitin 2010.

Kultura në “qendër të vëmendjes”, ministrja replikon me shkrimtarin Kiço Blushi: "Filtri juaj, fasadat nostalgjike..."

Postuar në 06 Shkurt, 2015 11:37

Kiço Blushi shkruante para tri ditësh në “Gazeta Shqiptare” një shkrim kritik për kulturën, rrënimin 24-vjeçar, apo edhe politikat që ndiqen nga ministria përkatëse. Blushi që në titull rikujton gjendjen ku e sheh kulturën dhe për këtë huazon diçka nga politika: “Vajmedeti i artit dhe kulturës”, shkruan ai dhe rendit disa çështje. Mes të tjerave nënvizon: “Ministria dhe veçanërisht ai që është ministri aktual, përherë do të dalin (do të vetëshpallen) më të zotët, më të aftët, më të përkushtuarit, më rezultativët se të gjithë pararendësit. Por...fasadat nuk mjaftojnë më.

Turqia deklaron se ka ndaluar hyrjen e 10 000 personave nga 91 vende. Dyshoheshin se do t’u bashkoheshin organizatave terroriste

Postuar në 06 Shkurt, 2015 10:36

Turqia ka ndaluar hyrjen e gati 10 000 personave të huaj, të cilët dyshoheshin se do t’u bashkoheshin grupeve terroriste. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Brenshëm i Turqisë, Efkan Ala i cili ka dhënë edhe shifrën e saktë: 9 955 nga 91 vende të ndryshme. Kjo është një shifër shumë e lartë, po të mbahet parasysh se 10 000 njerëz të gatshëm që të vihen nën armë për shtetin islamik, nënkupton një konflikt që nuk mbaron ndonjëherë.

Arrestohet kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Akuza, falsifikim dokumentesh. Bashkë me të edhe në biznesmen dhe një urbaniste

Postuar në 06 Shkurt, 2015 08:55

Është arrestuar sot në Vlorë, kreu i Bashkisë, Shpëtim Gjika. Ai është vënë në pranga bashkë me dy persona të tjerë, biznesmenin Artur Haxhi dhe urbanisten Dorjana Sula. Gjika akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe ndalimi i tij është bërë me urdhër të prokurorisë, firmosur nga kreu i prokurorisë së Vlorës, Ramadan Troçi. Në planin politik, arrestimi sjell skualifikimin e Gjikës nga gara e 21 qershorit, por me gjasë, rikandidimi i tij nuk do të ndodhte në çdo rast.

Ukraina/ Merkel: Hollande në Moskë, të hapur për një korridor humanitar në jug-lindjen e vendit

Postuar në 06 Shkurt, 2015 07:58

Diplomacitë ndërkombëtare po punojnë për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. “Mbetet për t’u parë nëse do të ketë sukses në arritjen e një armëpushimi mes qeverisë ukrainase dhe asaj rebele pro-ruse”. Deklarata u tha këtë mëngjes nga Kancelarja gjermane Angela Merkel. Agjencitë e ndryshme mediatike raportojnë në lidhje me misionin në fjalë, si dhe për dialogun ku janë përfshirë sot në Moskë, presidenti  francez Francois Hollande dhe homologu i tij rus Vladimir Putin. Për Merkel, “situata është fluide” ndaj pritet të ketë nevojë për takime të tjera.

 

l.v

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme