Obama, një raport i ri për politikën e jashtme: SHBA do të vazhdojnë të luftojnë kundër ekstremistëve

Obama do t'u paraqesë ligjvënësve një raport lidhur me problemet e politikës së jashtme, duke filluar nga grupi Shteti Islamik e deri te rritja e Kinës në arenën ndërkombëtare. “Zëri i Amerikës” thotë se në dokumentin e Strategjisë të Sigurisë Kombëtare prej 33 faqesh nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në politikën e jashtme. Sipas VOA, disa ligjvënës republikanë e kanë kritikuar Obamën për atë që ata thonë se është një përgjigje e pamjaftueshme ndaj kërcënimeve globale, duke përfshirë grupin Shtetit Islamik dhe veprimet e Rusisë në Ukrainë. Në një hyrje të shkurtër të raportit, Presidenti Obama mbron politikat e tij. Ai rithekson rëndësinë e rolit udhëheqës amerikan në shekullin e 21 dhe thotë se SHBA do të vazhdojnë të luftojnë kundër ekstremistëve.
l.v
Add new comment