Arrestohet kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Akuza, falsifikim dokumentesh. Bashkë me të edhe në biznesmen dhe një urbaniste

Postuar në 06 Shkurt, 2015 08:55

Është arrestuar sot në Vlorë, kreu i Bashkisë, Shpëtim Gjika. Ai është vënë në pranga bashkë me dy persona të tjerë, biznesmenin Artur Haxhi dhe urbanisten Dorjana Sula. Gjika akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe ndalimi i tij është bërë me urdhër të prokurorisë, firmosur nga kreu i prokurorisë së Vlorës, Ramadan Troçi. Në planin politik, arrestimi sjell skualifikimin e Gjikës nga gara e 21 qershorit, por me gjasë, rikandidimi i tij nuk do të ndodhte në çdo rast. Për rrjedhojë arrestimi mund të shërbejë për të frenuar lojën me transferimin e votave, që Gjika ka me vete si pasojë e ndikimit në Vlorë. Mjafton të kujtohet këtu, se ish-prefekti Besnik Dervishi foli para disa muajsh për klane në Vlorë, një nga të cilët presupozohet të jetë edhe ai që qarkon kreun e Bashkisë.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.