Grida Duma flet në emisionin e Adi Krastës për mundësinë e kandidimit për Bashkinë e Tiranës

Postuar në 06 Shkurt, 2015 15:20

Emri i Grida Dumës është përfolur në shtyp si kandidaturë potenciale për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit. Në emisionin “A” të Adi Krastës në Agon Channel ajo u pyet direkt nëse mund të jetë kandidate për Bashkinë e Tiranës si kandidaturë nga Partia Demokratike dhe gjatë përgjigjes, ajo nuk e mohoi në mënyrë kategorike këtë mundësi. E pyetur në mënyrë direkte nëse do të merrte pjesë në garën për Tiranën, Duma konfirmoi në mënyrë indirekte se mund të konkurrojë. “E quaj veten një “animal politique”. A jam bërë ende, këtë nuk e  di. Ka gjëra që njerëzit i bëjnë gjysëm me vullnet, gjysëm me detyrë. Unë di që duhet të jem individi me kapacitete të plota për të qenë një individ i konkurrueshëm politik dhe nuk kam asnjë ngut. Kam vetëm një dëshirë, kur të shtrihem në darkë, në shpirtin tim superkritik ndaj vetes, të mos më kapë ai ankthi i tmerrshëm që më kap jo shumë rrallë që “obobo s’e bëra këtë sot”. Ama po i kam thënë vetes që nga 5-6 gjëra që mundja të bëja, kam arritur shumicën e tyre, fle totalisht qetë dhe çfarëdo gjëjë që të më ndodhë të them: "Unë bëra maksimalen time”. “Po sikur” janë plane të cilat nuk i bëj dot më dhe e di çfarë kam ndjerë në Shqipëri? Është një moment reflektimi me energjinë që ushtrojmë ne tek njerëzit, ata nuk e shprehin më as atë që duan. Sepse ka një ndjesi totale zilie ndaj çdo personazhi, sa që dhe vetë individët, kanë frikë të përjetojnë disa gjëra se i duken sikur energjia e përgjithshme në këtë vend është më shumë negative sesa pozitive ndaj njerezve. Ju them që nuk dëshiroj shumë. Dëshiroj shumë pak por di që më guidon një “duhet”. Nuk po më guidon më një “dua”. Në këtë sens, nuk di c’duhet” tha Duma ndërsa i përgjigjej pyetjes direkte të Krastës.

Sa i përket pozicionit aktual të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, Duma u shpreh se ai në këto momente “po ndjen përgjegjësinë  dy mandateve”, atij në krye të Bashkisë dhe atij në krye të opozitës. Po ashtu, Duma tha se Basha ende nuk e ka marrë një vendim për të garuar në mesin e këtij viti. Sa i përket zërave nga baza apo zërave mediatikë se ai mund të kandidohet “për të humbur që t’i hapë rrugë Berishës për rikthimin në krye të PD-së”, funksionarja e PD-së u shpreh se nuk beson se këto zëra “do të influencojnë në vendimin e tij”.

Intervista video:https://www.youtube.com/watch?v=dSDMO69AA_s&feature=youtu.be

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.