Natyra dhe përmbytjet – në 2010 u fol për “Blue Moon”. Kësaj radhe është “sinergjia mes reshjeve dhe renditjeve të planetëve që krijuan superbaticë”

Shtohen të dhënat se kësaj radhe ka qenë realisht natyra, që ndoshta nuk u hakmorr ndaj sjelljes së qytetarëve, sikurse u tha në ndonjë rast, por veproi si forcë madhore në krijimin e përmbytjeve në Jug të Shqipërisë. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka qenë i ftuar në “ABC NEWS” dhe ka folur për atë “sinergji negative” atmosferike dhe gjeohapësinore, që dënoi Jugun me dominimin e ujit. Panariti ka shpjeguar se “kësaj radhe ne kemi patur një sinergji negative të dy fenomeneve: fillimisht reshjet intensive, por edhe një fenomen gjeohapësinor – renditjen e planeteve, të cilët kanë krijuar një superbaticë detare që ka penguar shkarkimin e lumenjve”. Ky lloj argumenti ngjan i njohur. Dhe gazetarja Mirela Milori është kujtuar që ta vërë në dukje këtë gjë: “Më kujton z. Berisha kur ishte kryeministër që tha që është “Blue Moon” që ndodhin përmbytjet në Shkodër”. Por Panariti ka nënvizuar se “këto i thonë specialistët”( http://www.abcnews.al/intervista/intervista/1/1316)( https://www.facebook.com/video.php?v=10152782579518371&set=v...). Në të vërtetë, nga një kërkim i thjeshtë në internet, rezulton se alarmin për superbaticë, pikërisht si pasojë e vendosjes së Diellit, Hënës dhe Tokës, specialistët e japin edhe në Britani, duke parashikuar për vitin 2015 gjashtë periudha të tilla(http://www.thesundaytimes.co.uk/sto/news/uk_news/Science/art...). Specialistët paralajmërojnë madje edhe për përmbytje. Nëse ndikimi i këtyre dukurive është realisht kaq përcaktues, atëherë i bie që kryeministri është nxituar kur foli për “hakmarrje të natyrës”.
s.z
Comments
Fenomenet e natyres nuk
<p>Fenomenet e natyres nuk presupozojne qe njerezit te ndertojne shtepite buze lumenjve apo rreze repirave ku mund te ndodhin shembje apo orteqe, dicka qe nuk e kane bere ne shekuj. Duket sikur shqiptaret sot jane me pak te mencur se dikur. Madje hakmarrja e natyres eshte rezultat integral i abuzimit qe behet jo vetem ne Shqiperi por ne gjithe boten.</p>
Cfare flet ore Stefan
<p>Cfare flet ore Stefan Dituria, po shumica e qyteteve te medha, qe nga lashtesia e ketej ne breg te lumenjve jane ndertuar. Pse ku ndertohen ne maje te malit qe te mos permbyten, hajde Enciklopedi hajde!</p>
Add new comment