Propaganda serbe përmes shtypit: Shqiptarët e ikur nga Kosova po zëvendësohen me terroristë

Postuar në 06 Shkurt, 2015 11:57

Mediat serbe është hedhur në veprim të gjerë. Shtypi në Beograd po shfrytëzon ikjen e madhe të kosovarëve nga vendi i tyre, për të bërë propagandë kundër shqiptarëve. Sipas “Zërit” media në Serbi po kalklulon ikjet e shqiptarëve nga Kosova, duke thënë se vetëm në muajin janar Kosovën e kanë lëshuar 20 mijë shqiptarë. Kanë shkuar aq larg sa të thonë se ‘derisa mijëra shqiptarë po ikin, mijëra shqiptarë të tjerë që jetojnë jashtë Kosovës, e që janë terroristë po kthehen në Kosovë’, e sipas mediave serbe, këta terroristë janë shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Ndërkohë “Zëri” thotë se zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i jashtëm i Kosovës, bëri thirrje që Serbia të fillojë hetimin e krimeve të luftës të dokumentuara javën e kaluar nga organizata Fondi për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd. Ditë më parë Fondi për të Drejtën Humanitare, me seli në Beograd, akuzoi shefin aktual të ushtrisë serbe për krime në Kosovë gjatë vitit 1999 dhe për fshehje të trupave të civilëve të vrarë nëpër varreza në Serbi, transmeton “zeri.info”.

 

l.v

 

http://www.zeri.info/aktuale/18734/propaganda-e-re-serbe-shqiptaret-e-ikur-po-zevendesohen-me-terroriste/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.