Arkiv-Lajme

Paralajmërimi i Papa Françeskut: “Kjo ekonomi vret”. Videomesazhi ndërpret panairin në Milano ku merrte pjesë kryeministri Renzi dhe disa ministra

Postuar në 07 Shkurt, 2015 09:02

“La Stampa” raporton se, në provat përfundimtare të panairit, në hangarin Bicocca në Milano, ku 500 ekspertë do të flasin për temën e zgjedhur për Ekspozitën Universale “Ushqyerja e planetit - Energji për jetën”, ndërpret fjalën mesazhi video i Papa Françeskut. “Jo, ekonomisë së përjashtimit dhe pabarazisë. Kjo ekonomi vret” tha Papa, duke cituar Evangjelin. Në audiencë ishte dhe Kryeministri Matteo Renzi dhe ministra të ndryshëm të kabinetit qeveritar italian.

Dosjet, Maks Velo: “Shqipëria, rasti më i vështirë në të gjithë Lindjen, sepse shqiptarët janë spiunë. Të botojnë listën e atyre që nuk kanë pranuar të bëhen spiunë”

Postuar në 07 Shkurt, 2015 08:07

Maks Velo nuk beson se në Shqipëri mund të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Dhe për këtë jep një arsye “bruto”: shqiptarët janë spiunë. Ai ka folur për këtë çështje në “Ditë e re Weekend” në “Ora-News”. “Ky ligj në të gjithë kampin e lindjes më i vështiri është për t’u bërë në Shqipëri. Sepse shqiptarët janë spiunë. Nuk besoj akoma se do të çelen dosjet, sepse të gjithë nuk duan. Nuk e kanë frikën tek vrasja, por tek vrasja e ndërgjegjes. Mirë që nuk botojnë listën e spiunëve, por pse nuk botojnë listën e atyre që nuk kanë pranuar të bëhen spiunë? Kujt i bën dëm kjo?

Thaçi flet për INA: Vendim i drejtë i Mustafës për të shkarkuar Jabllanoviçin. Po punojmë me vendet e BE-së që t’i kthejmë ata që u larguan

Postuar në 07 Shkurt, 2015 06:58

“Qeveria e Kosovës do vazhdojë me punën e saj pa ose me Listën Serbe e Jabllanoviçin. Besojë se ky ka qenë vendimi drejtë dhe i mundshëm i kryeministrit Mustafa. Kemi zgjidhje për Trepçën”. Këto janë disa nga fjalët e intervistës së zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi në intervistën me gazetarin e akredituar në OKB nga agjencia e lajmeve INA, Beqir Sina.

“Deutsche Welle”: Merkel-Hollande-Putin, një takim, asnjë sukses

Postuar në 07 Shkurt, 2015 05:19

Pa bërë asnjë deklaratë për mediat u larguan nga Moska Angela Merkel und Francois Hollande, pasi shpenzuan shumë orë me presidentin rus, Vladimir Putin. Por nuk dihet ajo që kanë arritur. Sipas “Deutsche Welle” dihet vetëm se kur krerët e qeverive dhe shteteve nuk thonë asgjë për opinionin publik, atëherë kjo do të thotë me fjalë të tjera që në thelb ose nuk kanë arritur gjë, ose në rastin më të mirë nuk kanë shkuar deri aty ku duhet. “Deutsche Welle”  shkruan se gjithsesi dy lajme erdhën si nga Berlini ashtu edhe nga Moska.

Mara Venier i thotë Simona Ventura-s: “Je për të ardhur keq! Në ndryshim nga ty, unë nuk kam shkuar të punoj në Tiranë”

Postuar në 07 Shkurt, 2015 03:44

Mara Venier e Simona Ventura janë dy gra të show-t televiziv në Itali, mes të cilave ka plasur një sherr në distancë. Ishte Venier e para që u shpreh se “e ka ndihmuar, por edhe ajo i është ndodhur pranë në momente të vështira; mirëpo asaj (Venier-it) nuk i pëlqen të jetë e rrethuar nga njerëz të pasinqertë”. I përgjigjet flakë për flakë Ventura, duke thënë se në këtë botë “ka plot brumbuj që ushqehen me pisllëkun e të tjerëve”.

Sinjali i parë i qeverisë Tsipras për Tiranën: Të respektojë minoritetin grek dhe t’u vërë fre atyre që flasin për Çamërinë

Postuar në 07 Shkurt, 2015 03:07

Në aktivitetin e organizuar nga Rinia Vorioepirote e Athinës me rastin e prerjes së pitës së fillimvitit, zv/ministri i shtetit në qeverinë Tsipras, Terens Kuik i ka kujtuar Shqipërisë se do të ketë mbështetjen e Greqisë në rrugën drejt Bashkimit Europian vetëm nëse respekton plotësisht  të drejtat e minoritetit grek.

“Panorama”: Shpëtim Gjika u prangos te restoranti pranë banesës. “Gazeta Shqiptare”: Para arrestimit drekoi me avokatin dhe zv/ministrin e drejtësisë

Postuar në 07 Shkurt, 2015 02:57

“Panorama” shkruan sot se arrestimi i Gjikes ndodhi rreth orës 14:00 në një restorant pranë banesës së kryebashkiakut 52­ vjeçar të Vlorës. Masa e arrestit ndaj Gjikës është kërkuar në gjykatë nga prokurori i rrethit Vlorë Ramadan Troci, i cili hetoi edhe vjedhjen e Bankës së Shqipërisë pak muaj më parë duke arrestuar 19 persona përfshi edhe Guvernatorin Ardian Fullani. Një skuadër policore është paraqitur në lokalin ku po drekonte Shpëtim Gjika dhe pasi ka marrë kontakt me të, i ka bërë me dije se kishte një vendim gjykate për arrestimin e tij.

Erion Veliaj anashkalon pyetjen për një kandidim të mundshëm si kryebashkiak i Tiranës: “Ambicia ime të çoj në fund punën që kam nisur”

Postuar në 07 Shkurt, 2015 02:01

Erion Veliaj ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do të jetë apo jo kandidat i bashkisë së Tiranës por ka lënë të kuptohet se nuk është në ambiciet parësore të tij gara me Lulëzim Bashën. Në një intervistë për “Ora News” Erion Veliaj tha: “Fokusi sot është të ndihmojmë njerëzit që janë në jug, fokusi nesër është që të ndihmojmë njerëzit që janë në jug, fokusi të hënën është që të ndihmojmë njerëzit që janë në jug. Kur të mbaroj ky fokus mund të flasim për tema të tjera, por di të them që ambicia ime është që këtë punë që kam marrë përsipër ta çoj deri në fund.

Harta e vendosur në web te faqja e Komisionit Evropian, Kosova pjesë e Serbisë. Shkak, mosnjohja e saj nga 5 vendet anëtare të BE-së

Postuar në 07 Shkurt, 2015 01:24

Komisioni Evropian, i cili për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga 5 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, nuk mund ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur, e ka përfshirë në një hartë Kosovën si pjesë të Serbisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Në hartën e vendosur në web faqen e Komisionit Evropian ku jepen parashikimet ekonomike për vendet anëtare dhe vendet kandidate, territori i Serbisë në këtë hartë përfshin edhe Kosovën, transmeton “Koha.net”.

Kisha Katolike kundër kandidaturës së Zhitit. Imzot George Frendo: "Jo ambasador mysliman në Vatikan". Sipas tij katolikët janë 12-15%(?)

Postuar në 07 Shkurt, 2015 01:05

“Gazeta Shqiptare” shkruan set se është Kisha Katolike ajo që tanimë ka dalë kundër kandidaturës së Visar Zhitit si ambasador i Shqipërisë në Vatikan. Sipas “Gazeta Shqiptare” lajmi është bërë i ditur nga  imzot George Frendo, ipeshkv ndihmës i dioqezës Tiranë­ Durrës dhe sekretar i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai jep qëndrimin zyrtar të Kishës Katolike dhe arsyet pse kundërshtohet emri i Zhitit. Arsyeja në fakt, është një dhe e vetme: Besimi fetar i Zhitit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme