Paralajmërimi i Papa Françeskut: “Kjo ekonomi vret”. Videomesazhi ndërpret panairin në Milano ku merrte pjesë kryeministri Renzi dhe disa ministra

“La Stampa” raporton se, në provat përfundimtare të panairit, në hangarin Bicocca në Milano, ku 500 ekspertë do të flasin për temën e zgjedhur për Ekspozitën Universale “Ushqyerja e planetit - Energji për jetën”, ndërpret fjalën mesazhi video i Papa Françeskut. “Jo, ekonomisë së përjashtimit dhe pabarazisë. Kjo ekonomi vret” tha Papa, duke cituar Evangjelin. Në audiencë ishte dhe Kryeministri Matteo Renzi dhe ministra të ndryshëm të kabinetit qeveritar italian. “Ju lutem, bëhuni të guximshëm dhe mos kini frikë për të lejuar t’ju marrin në pyetje projektet politike dhe ekonomike në një kuptim më të gjerë të jetës” vijoi Papa Françesku, duke shtuar më tej, “sepse kjo ju ndihmon për të shërbyer me të vërtetë ‘të mirën e përbashkët’ dhe do t’ju japë forcë për ta shumëfishuar dhe ta bëni më të kapshme për të gjitha të mirat e kësaj bote”, përfundoi Papa.
l.v
Comments
Evangjeli eshte perkthyese e
<p>Evangjeli eshte perkthyese e njohur kurse ungjilli eshte teksti qe ka cituar papa.</p>
Add new comment