Harta e vendosur në web te faqja e Komisionit Evropian, Kosova pjesë e Serbisë. Shkak, mosnjohja e saj nga 5 vendet anëtare të BE-së

Postuar në 07 Shkurt, 2015 01:24

Komisioni Evropian, i cili për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga 5 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, nuk mund ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur, e ka përfshirë në një hartë Kosovën si pjesë të Serbisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Në hartën e vendosur në web faqen e Komisionit Evropian ku jepen parashikimet ekonomike për vendet anëtare dhe vendet kandidate, territori i Serbisë në këtë hartë përfshin edhe Kosovën, transmeton “Koha.net”. Komisioni Evropian në dokumente sa herë përmend Kosovën vendos fusnotën për të treguar se Kosova nuk trajtohet si shtet dhe se përdorimi i këtij emërtimi nuk paragjykon qëndrimet e vendeve anëtare rreth statusit të saj.

 

l.v

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/per-bene-kosova-pjese-e-serbise-78847/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.