Dosjet, Maks Velo: “Shqipëria, rasti më i vështirë në të gjithë Lindjen, sepse shqiptarët janë spiunë. Të botojnë listën e atyre që nuk kanë pranuar të bëhen spiunë”

Maks Velo nuk beson se në Shqipëri mund të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Dhe për këtë jep një arsye “bruto”: shqiptarët janë spiunë. Ai ka folur për këtë çështje në “Ditë e re Weekend” në “Ora-News”. “Ky ligj në të gjithë kampin e lindjes më i vështiri është për t’u bërë në Shqipëri. Sepse shqiptarët janë spiunë. Nuk besoj akoma se do të çelen dosjet, sepse të gjithë nuk duan. Nuk e kanë frikën tek vrasja, por tek vrasja e ndërgjegjes. Mirë që nuk botojnë listën e spiunëve, por pse nuk botojnë listën e atyre që nuk kanë pranuar të bëhen spiunë? Kujt i bën dëm kjo? I bën dëm atyre”, ka thënë Velo. Megjithatë, ai shton se është mirë që ky proces të nisë, pavarësisht se rrugës mund të amendohet.
http://www.oranews.tv/vendi/pse-nuk-hapen-dosjet-maks-velo-s...
s.z
Comments
Jeni i madh zoti Velo keni më
<p>Jeni i madh zoti Velo keni më se të drejtë të tillë jemi</p>
@ Maks Velo, Liria e fjales
<p> @ Maks Velo,</p><p>Liria e fjales eshte nje e drejte universale. Liria e fyerjeve, sharjeve dhe gacmimeve te ndergjegjes se kujtdo aq me teper stigmatizimi i shqiptareve si komb nuk eshte aspak e drejte. Pasi shpesh po degjojme nga goja e "ish te persekutuarve" sharjet me te ndyra per shqiptaret dhe stigmatizimet me te felliqura, dalengadale po na largohet ajo keqardhje per ata njerez qe , qysh prej nje cerek shekulli vazhdojne te qajne me "lot dhe me qurre" fatin e tyre te zi qe u ra te jetonin ne socializem. Ashtu si me shan ti Velo mua (edhe une jam shqiptar) duke me ngjitur nofken e spiunit, edhe une kam te drejten te te pergjigjem se vepra jote dhe fjalet e shkrimet e tua kunder shqiptareve nuk vlejne as sa pamja jote prej nje miu gjigant halesh.!</p>
Add new comment