Arkiv-Lajme
Tender 1.1 mln$ për rikonstruksion zyrash nga Ministria e Arsimit? Të paktën kështu thotë ish-kryeministri
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, i përfshirë në debate të ashpra sot në Parlament, ka deklaruar ndër të tjera se ministria e Arsimit ka firmosur para dy ditësh një tender rikonstruksioni për zyrën e ministres dhe zyra të tjera me vlerë 1.1 milionë dollarë. Nuk dihet sa e vërtetë është kjo gjë, pasi akuza të tilla hidhen rëndom, por fakt është se lajmi i para disa kohëve për rikonstruksionin e zyrave dhe mjediseve të Ministrisë së Mbrojtjes, u pranua nga ky dikaster.
Turqi, zbulohet kamioni shqiptar me 50 kg heroinë. 5 persona të ndaluar
Një kamion me targa shqiptare është kapur nga autoritetet turke me 50 kilogramë heroinë. Lajmi që bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Milliyet”, bën të ditur se lënda narkotike u gjet në një makinë e cila transportonte materiale hidro-sanitare, lavamanë dhe rubineta dushi. Droga kishte si destinacion Shqipërinë për t’u trafikuar më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Heroina u zbulua dhe u sekuestrua në doganën “Halkali” të Stambollit falë përdorimit të qenve antidrogë, të cilët me nuhatjen e tyre kanë pikasur pluhurin e bardhë.
Përmbytjet/ Ristani: Qeveria s’do të dëmshpërblejë banorët. Tahiri: Ti u përmbyte nga lloj-lloj substancash, pastaj numërove votat
“Panorama” zbardh qëndrimet e ndryshme të deputevë, duke zhvendosur rendin e ditës te çështja e përmbytjeve në jug të vendit. Pavarësisht rendit të parashikuar në seancën e sotme plenare, orientimi i debatit ka qenë pikërisht problematika e ngritur pas përmbytjeve. Deputeti i PD-së, Arben Ristani i kërkoi qeverisë dhe kryeministrit Rama të shpallë gjendjen e emergjencës. Por sipas tij, shumica nuk do ta ndërmarrë këtë veprim pasi nuk do të dëmshpërblejë banorët e prekur nga përmbytjet. “Do bëni shtet ju, do bëjë shtet dordomuzi duke futur njerëzit në burg.
Bluzat e bardha në protestë kundër dhunës e testimit: Përmes punës testohemi çdo ditë
“Balkanweb” raporton se mjekët dhe infermierët e QSUT-së kanë zhvilluar mesditën e sotme një protestë kundër dhunës së ushtruar nga pacientët ndaj bluzave të bardha, kundër videove të publikuara në media, që ata i kanë cilësuar si inskenime për marrje ryshfeti dhe testimit të paralajmëruar të personelit mjekësor. Mjeku infeksionist Tritan Kalo deklaroi se çdo lloj dhune ndaj bluzave të bardha është e patolerueshme.
Është apo jo Parma e Rezart Taçit? La Gazzetta dello Sport thotë se “po”, por më pas ngre dyshime e bën disa pyetje
Në të përditshmen sportive “La Gazzetta dello Sport” flitej mbi krizën e klubit të Parmës, gjë që është dëshmuar nga fakti se klubi nuk ka fuqi të paguajë rrogat e prapambetura të lojtarëve (shkrimi shoqërohej nga një fotografi e Rezart Taçit; është fotografia që shoqëron dhe këtë shënim tonin). Mediat kanë njoftuar prej kohësh se klubi ka kaluar nga duart e Tommaso Ghirardi-t në ato të një grupi ruso-qipriot që përfaqësohet nga një kompani me emrin ‘Dastraso Holding Limited’.
ISIS nuk ka mëshirë për askënd. Denoncimi shokues i OKB: kryqëzon dhe varros të gjallë fëmijët
Në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara tregohen detaje shokuese. Fëmijë irakianë që rrëmbehen nga ISIS, kryqëzohen e madje varrosen të gjallë. Organizata OKB ka vërtetuar disa raste të tilla. Këta fëmijë janë kryesisht krishterë dhe Yazidi. Ndërkohë, terroristët islamikë, fëmijët me problem mendore që kanë rrëmbyer, i përdorin si kamikazë. Ndërsa një pjesë e fëmijëve të rrëmbyer përdoren si mburojë kur terroristët sulmohen nga kundërshtarët e tyre. Shumë prej këtyre fëmijëve, sipas OKB, pasi rrëmbehen, shiten edhe si skllevër seksi.
Kandidaturat e 21 qershorit, Pëllumbi kërkon që “vetëofrimi” të mos ndikojë në përzgjedhje
Prej rreth 2 javësh, shtypi raporton vazhdimisht për kandidatë potencialë për të garuar për bashkitë kryesore të vendit në zgjedhjet e 21 qershorit. Nuk kanë munguar as intervistat apo deklarimet ku personalitete të ndryshme politike “vetëofrohen” për të kandiduar (Agron Duka, Artan Lame, Keti Bazhdari etj). Nga ana tjetër, edhe shtypi nuk ka lënë pa servirur emra të ndryshëm që vlerësohen si kandidatë potencialë (praktikë që ndiqet sa herë ka zgjedhje).
Nato rrit përforcimet në lindje dhe jug të Ukrainës. Stoltenberg: përgjigje ndaj veprimeve agresive të Rusisë
Nato forcon sistemin e saj të mbrojtjes kolektive për “t’iu përgjigjur kërcënimeve në lindje dhe jug”. Sot ministria e mbrojtjes do t’i japë dritën e gjelbër rritjes së Forcave të NATO-s (NRF) “nga 13 mijë në 30 mijë ushtarë”, paraprakisht me ndërhyrjen e shpejtë të 5 mijë ushtarëve. Deklaratën e botuar në “Ansa” e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. “Është një përgjigje ndaj veprimeve agresive të Rusisë dhe për të përmbushur detyrimet tona për mbrojtjen kolektive”, shprehet ai.
Greqia do të dalë nga NATO-ja e do të hidhet në krahët e Rusisë?
Ndërsa Banka Qëndrore Europiane i ka dhënë dje një shuplakë të fortë Greqisë së Ciprasit (do të ndërpresin financimet, nëse nuk respektohen paktet e nënshkruara), në shtypin ndërkombëtar po bien sirenat e një falimentimi të mundshëm të Greqisë e të daljes së saj nga Euroja, e ndoshta edhe nga BE-ja (ne foto Cipras-i me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker). Sikur të mos jetë mjaft kjo, një e përditshme italiane rigorozisht konservatore, Il Giornale, ka sjellë në vëmendje të publikut disa detaje domethënëse nga programi i Syriza-s, me të cilin kjo e fundit fitoi zgjedhjet.
Rama shkruan se “qeveria nuk është në televizor më shumë se zakonisht” dhe kritikon disa media për raportimet
Kryeministri Edi Rama kritikon mbulimin që disa medie i kanë bërë dhe po i bëjnë situatës emergjente të krijuar nga përmbytjet në jug të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, me titullin “Ja pse qeveria nuk është në televizor më shumë se zakonisht”, kreu i qeverisë shfaq qartësisht rezervat e tij për disa raportime nga disa medie që i cilëson “trupa e vjetër e cirkut mediatik”.