Kandidaturat e 21 qershorit, Pëllumbi kërkon që “vetëofrimi” të mos ndikojë në përzgjedhje

Postuar në 05 Shkurt, 2015 05:37

Prej rreth 2 javësh, shtypi raporton vazhdimisht për kandidatë potencialë për të garuar për bashkitë kryesore të vendit në zgjedhjet e 21 qershorit. Nuk kanë munguar as intervistat apo deklarimet ku personalitete të ndryshme politike “vetëofrohen” për të kandiduar (Agron Duka, Artan Lame, Keti Bazhdari etj). Nga ana tjetër, edhe shtypi nuk ka lënë pa servirur emra të ndryshëm që vlerësohen si kandidatë potencialë (praktikë që ndiqet sa herë ka zgjedhje). Përballë kësaj situate, ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi jep një serë këshillash, mes të cilave, edhe për përzgjedhjen e kandidaturave garuese. “Shqiptarja.com” shkruan se Pëllumbi kundërshton mënyrën se si disa prej figurave të njohura brenda Partisë Socialiste po vetëofrohen në garën për kreun e Bashkisë së Tiranës dhe kërkon që drejtuesit e PS-së të mos ndikohen në përzgjedhjen e figurës që do të përfaqësojë koalicionin e majtë në zgjedhjet e 21 qershorit.

http://shqiptarja.com/politike/2732/gara-per-tiranen-pellumbi-ps-te-mos-ndikohet-per-kandidaturat-270731.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.