Bluzat e bardha në protestë kundër dhunës e testimit: Përmes punës testohemi çdo ditë

Postuar në 05 Shkurt, 2015 06:21

“Balkanweb” raporton se mjekët dhe infermierët e QSUT-së kanë zhvilluar mesditën e sotme një protestë kundër dhunës së ushtruar nga pacientët ndaj bluzave të bardha, kundër videove të publikuara në media, që ata i kanë cilësuar si inskenime për marrje ryshfeti dhe testimit të paralajmëruar të personelit mjekësor. Mjeku infeksionist Tritan Kalo deklaroi se çdo lloj dhune ndaj bluzave të bardha është e patolerueshme. Sipas tij, mediat duhet të shkojnë në spital për të parë se si shpëtohen dhjetëra jetë njerëzish çdo ditë, në kushte të vështira, dhe jo të merren me “200 lekësha të manipuluar”. Kalo tha se bluzat e bardha testohen çdo ditë përmes punës së tyre. Po sipas medias në fjalë edhe mjekët e spitalit të Gjirokastrës kanë protestuar sot kundër testimit të personelit mjekësor, duke pezulluar punën përreth një orë. Mjekët janë shprehur se në vend të testit do të dorëzojnë CV-të e tyre.

 

l.v

 

http://www.balkanweb.com/site/bluzat-e-bardha-ne-proteste-kunder-dhunes-e-testimit-permes-punes-tone-testohemi-cdo-dite/

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.