Greqia do të dalë nga NATO-ja e do të hidhet në krahët e Rusisë?

Ndërsa Banka Qëndrore Europiane i ka dhënë dje një shuplakë të fortë Greqisë së Ciprasit (do të ndërpresin financimet, nëse nuk respektohen paktet e nënshkruara), në shtypin ndërkombëtar po bien sirenat e një falimentimi të mundshëm të Greqisë e të daljes së saj nga Euroja, e ndoshta edhe nga BE-ja (ne foto Cipras-i me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker). Sikur të mos jetë mjaft kjo, një e përditshme italiane rigorozisht konservatore, Il Giornale, ka sjellë në vëmendje të publikut disa detaje domethënëse nga programi i Syriza-s, me të cilin kjo e fundit fitoi zgjedhjet. Dhe të duket çudi që për këto detaje nuk është folur. Pika 37 e programit thotë se “do tërhiqen truopat greke nga Afganistani e nga Ballkani; asnjë ushtar grek nuk do të jetë më në dhe të huaj”. Pika 38 thotë se “do të shfuqizohen të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit ushtarak me Izraelin, dhe se do përkrahet ideja e krjimit të një shteti palestinez në kufijtë e vitit 1967”. Por pika më e rëndësishme e programit është “mbyllja e të gjitha bazave të huaja në Greqi dhe dalja prej NATO-s”.
Il Giornale bën spekullimet e veta me këtë rast: “Bazat e NATO-s në Greqi janë nga më të rëndësishmet që kjo organizatë ushtarake ka në Europë; vizita e parë e ministrit të ri grek të mbrojtjes u bë në Rusi, dhe kjo nuk është rastësore, ngaqë po lind një aks i ri Rusi-Greqi; Gazpromi e ka një bazë në Greqi, por edhe kompani të tjera të mëdha ruse janë gati të investojnë para të madhe në vendin ballkanik; Putini ka financuar ndërtimin e manastirit të madh rus në malin Athos”.
Re.Pu.
Add new comment